Shqipëria Postuar më 26 Maj 2022, 12:20

Projektohet rritje e fortë e tregtisë elektronike në Shqipëri - Të ardhurat/ 475 milionë dollarë në 2022. Për 3 vite shkon 723 milionë dollarë

Nga SCAN TV

Të ardhurat nga tregtia elektronike në Shqipëri për vitin 2022 parashikohet të arrijnë në 475 milionë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar, rritja e këtij viti parashikohet të jetë me 15%.

Tendencat e fundit tregojnë se tregtia elektronike tashmë po rritet me shpejtësi në Shqipëri.  18.1% e kompanive shqiptare raportuan se kanë filluar ose rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë.

Por Shqipëria ende mbetet prapa në krahasim më vende të tjera të rajonit. Për shembull, vetëm 38.4% e konsumatorëve shqiptarë vlerësohet të përdorin tregtinë elektronike që nga viti 2022, shumë më pak se homologët rajonalë si Kroacia (61.8%).

Parashikimet janë që brenda 3 vitesh, të ardhurat nga tregtia elektronike të shkojnë në 723 milionë dollarë ndërsa numri i përdoruesve shqiptarë në 1.2 milionë.

Këto të dhëna janë publikuar në blogun e Bankës Botërore, në një artikull që analizon tendencën e tregtisë elektronike në Shqipëri. Studimi sjell në vëmendje ecurinë e këtij tregu, duke evidentuar një analizë të sektorit të publikuar në vitin 2020.

Në këtë analizë, rezultoi se për tregtinë elektronike në Shqipëri,  problematika kryesore ishte mungesa e besimit te shitësit lokalë, që konsiderohej si një sfidë për zhvillimin e tregtisë elektronike.

Në vend të dytë, ishte shqetësimi i rrezikut të keqpërdorimit të të dhënave personale apo të mashtrimit me pagesën, për të vijuar më pas me koston e dërgesave. Çështja e taksave mbetet një ndër shqetësimet e fundit të klientëve.

Në artikull evidentohet se që nga publikimi i këtyre gjetjeve, Shqipëria ka nisur të aplikojë një plan masash për t’i dhënë zgjidhje këtyre shqetësimeve.

Në artikull përmenden nismat ligjore të miratuara nga qeveria për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e procesit, ashtu sikurse edhe bashkimi i tregtarëve në një shoqatë që synon të rrisë standardin e tregtisë elektronike.

Në fund, autorët e artikullit evitentojne se tregtia elektronike është një mundësi e fuqishme zhvillimi ekonomik për Shqipërinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat