FRONTEX, bilanc 3 vjeçar për kufirin shqiptar - Detajet e operacionit antikontrabandë BE-Shqipëri!
Tre vjet më parë, Frontex nisi operacionin e parë të përbashkët të plotë jashtë Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Nisma shënoi një fazë të re për bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor.
“Falë bashkëpunimit të shkëlqyer, autoritetet shqiptare dhe oficerët e Frontex kanë mundur të identifikojnë 65 raste kontrabande personash dhe 35 raste të kontrabandës së drogës, përfshirë 747 kg kanabis, 642 kg kokainë dhe 82 kg heroinë. Frontex ka zbuluar gjithashtu 63 raste të mashtrimit me dokumente dhe 23 automjete të vjedhura” shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Frontex. .
Agjencia vazhdon mbështetjen e saj për Shqipërinë në disa operacione tokësore, detare dhe ajrore. Synimi i tyre mbetet të trajtojnë krimin ndërkufitar dhe të forcojnë bashkëpunimin evropian në funksionet e rojës bregdetare dhe aktivitetet e zbatimit të ligjit.
“Pjesëmarrja e kaq shumë shteteve anëtare në operacionin në Shqipëri çoi në forcimin e bashkëpunimit midis ekspertëve dhe oficerëve vendas dhe në rritjen e mbikëqyrjes kufitare në zonat operative.
Operacioni gjithashtu përforcoi kapacitetin e autoriteteve shqiptare në koordinimin e një operacioni të përbashkët dhe integrimin e stafit dhe pajisjeve në strukturën kombëtare. Operacioni vazhdon të japë rezultate të jashtëzakonshme” shprehet Behar Tafa, kreu i Qendrës së Koordinimit Lokal, Shqipëri.
Në misionin e FRONTEX në Shqipëri janë 132 oficerë që asistojnë autoritetet shqiptare në kryerjen e patrullimeve dhe mbikëqyrjes kufitare.
SCAN

Kaos në aeroportin holandez – Pas Spanjës nisin protestat masive edhe në Amsterdam!
Pasagjerët në aeroportin Schiphol të Amsterdamit po përballen me kaos të vazhdueshëm këtë javë me radhë jashtëzakonisht të gjata sigurie dhe vonesa. Aeroporti......

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesionin global!
Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë një recesion global pasi çmimi i ushqimit, energjisë dhe plehrave po......

Cilat vende të Ballkanit Perëndimor synojnë të vendosin taksën e karbonit? / Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë prapa
Gjysma e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë ndërmarrë hapat e parë të prekshëm për të......

Traktorët modernë janë shumë të rëndë: Rrezikojnë të shkaktojnë dëme për tokën bujqësore!
Traktorët që përdoren aktualisht në fusha peshojnë më shumë se dinosaurët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë: rreziku është që ata të shkaktojnë......

Një lloj i ri i paneleve diellore në studim: Mund të prodhojnë energji elektrike edhe gjatë natës!
Teknologjia konvencionale diellore thith rrezet e dritës së diellit në hyrje për të gjeneruar tension. Ironikisht, disa materiale janë në gjendje të punojnë në......

George Soros: Magazina e gazit në Rusi është pothuajse plot dhe Europa duhet ‘të mbajë nervat’!
Pozicioni negociues i presidentit rus Vladimir Putin nuk është "aq i fortë sa pretendon ai" dhe Europa ka ndikim kundër tij, sipas investitorit miliarder......

Çfarë është LNG dhe pse BE-ja dëshiron kaq shumë prej tij?
BE-ja po bën bast të madh për gazin natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar miliona tonë gaz që blen aktualisht nga ofruesi i saj kryesor, Rusia, një......

Ministri saudit i financave paralajmëron: ‘Kriza globale e ushqimit është e vërtetë. Komuniteti botëror po e nënvlerëson!’
Para luftës, më shumë se 95% e eksporteve totale të drithit, grurit dhe misrit të Ukrainës dërgoheshin përmes Detit të Zi dhe gjysma e këtyre eksporteve......