Traktorët modernë janë shumë të rëndë: Rrezikojnë të shkaktojnë dëme për tokën bujqësore!
Traktorët që përdoren aktualisht në fusha peshojnë më shumë se dinosaurët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë: rreziku është që ata të shkaktojnë dëme në tokë.
Dinozaurët sundonin dikur Tokën, me disa nga krijesat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në planet. Sot ato janë zhdukur, por asnjë kafshë tjetër tokësore nuk ka arritur madhësinë e tyre; në vend të tyre, megjithatë, ka disa nga makinat tona: për shembull, traktorë, autokombajna dhe "përbindësh" të tjerë, të cilët, që nga vitet 1960 e në vazhdim, gradualisht janë bërë gjithnjë e më të mëdhenj, deri në atë pikë sa i kalojnë përmasat e gjigantëve të së shkuarës.
Një krahasim i çuditshëm? Pyetni tokën bujqësore, të "detyruar" nga makineritë moderne ndaj stresit të rëndë që mund të shkaktojë dëme të rënda të korrave dhe të reduktojë prodhimin bujqësor botëror deri në 20%. Thomas Keller (Universiteti i Shkencave Bujqësore, Suedi) dhe Dani Or (Instituti Federal i Teknologjisë, Zvicër) e deklarojnë këtë në një studim të botuar në PNAS.
Studimi nis nga një vëzhgim shumë i thjeshtë: makineritë bujqësore janë bërë gjithnjë e më efikase në gjysmë shekullin e fundit. Megjithatë, një nga kushtet për të pasur traktorë më të mirë është t'i ndërtosh ata gjithnjë e më të mëdhenj; Keller ka studiuar historinë e makinerive bujqësore nga viti 1958 e deri më sot dhe ka zbuluar se brenda gjashtëdhjetë viteve dimensionet e tyre kanë shpërthyer: një traktor modern peshon rreth dhjetë herë më shumë se në vitet gjashtëdhjetë, dhe makineri të caktuara në veçanti (për shembull një autokombajneje e ngarkuar plotësisht) mund të peshojë midis 30 dhe 40 tonë - më shumë se sa peshojnë shumë dinosaur, në fakt.
Problemi është se pesha e këtyre makinerive ka pasoja në tokë. Zakonisht, në bujqësi, duhet të shqetësohemi vetëm për 50 cm të para të tokës, ato më afër sipërfaqes, të cilat grimcohen dhe ngjeshen gjatë punimit të arave, dhe që duhet të kthehen dhe të rioksigjenohen para çdo mbjellje të re.
Megjithatë, sa më shumë të rritet pesha e makinerisë, aq më shumë ka të ngjarë që jo vetëm 50 cm të para të dheut të jenë të ngjeshura, por edhe ato më të thella. Kjo do të thotë se hapësirat ndërmjet grimcave të tokës, të zëna nga ajri, uji dhe lëndë të tjera ushqyese, rrezikojnë të zvogëlohen ose madje të zhduken, duke e bërë tokën shumë kompakte dhe për këtë arsye jo të favorshme për jetën e bimëve - një tokë pa pore është më e varfër dhe bimët luftojnë për të shpuar atë për të zgjeruar rrënjët e tyre.
Pasojat e këtij varfërimi rrezikojnë të jenë katastrofike: rreth 20% e sipërfaqes bujqësore në botë mund të preket, veçanërisht në zona të tilla si Brazili dhe Australia. Sipas autorëve të studimit, është e rëndësishme gjetja e zgjidhjeve afatshkurtra: për shembull, përdorimi i GPS për të drejtuar gjithmonë makineritë në të njëjtat shtigje, në mënyrë që të minimizohet përqindja e dheut "të vuajtur". FCS
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Një lloj i ri i paneleve diellore në studim: Mund të prodhojnë energji elektrike edhe gjatë natës!
Teknologjia konvencionale diellore thith rrezet e dritës së diellit në hyrje për të gjeneruar tension. Ironikisht, disa materiale janë në gjendje të punojnë në......

George Soros: Magazina e gazit në Rusi është pothuajse plot dhe Europa duhet ‘të mbajë nervat’!
Pozicioni negociues i presidentit rus Vladimir Putin nuk është "aq i fortë sa pretendon ai" dhe Europa ka ndikim kundër tij, sipas investitorit miliarder......

Çfarë është LNG dhe pse BE-ja dëshiron kaq shumë prej tij?
BE-ja po bën bast të madh për gazin natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar miliona tonë gaz që blen aktualisht nga ofruesi i saj kryesor, Rusia, një......

Ministri saudit i financave paralajmëron: ‘Kriza globale e ushqimit është e vërtetë. Komuniteti botëror po e nënvlerëson!’
Para luftës, më shumë se 95% e eksporteve totale të drithit, grurit dhe misrit të Ukrainës dërgoheshin përmes Detit të Zi dhe gjysma e këtyre eksporteve......

Çfarë i rriti shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? - Dyfishohet vlera e eksporteve. Ndikim kryesor zarzavatet dhe frutat!
Shqipëria ka njohur një rritje të shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë e Veriut. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet e Shqipërisë në 4 muajt......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - FED mund të qëndrojë në pritje të efekteve të rritjes së interesave
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, pasi në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës......

Bursat europiane, të kujdesshme - Në fokus të tregjeve, samiti i BE dhe forumi i Davosit
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, por megjithatë humori i investitorëve është pozitiv për shkak se Rezerva Federale në......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 114 dollarë - BE, pranë sanksioneve ndaj Rusisë. Hungaria kërkon 750 milionë euro për të hequr veton
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që po tregtohet në mbi 114 dollarë për fuçi. Çmimet vijojnë të mbështeten......