Bota Postuar më 26 Maj 2022, 09:47

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - FED mund të qëndrojë në pritje të efekteve të rritjes së interesave

Nga SCAN TV

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, pasi në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale politikëbërësit kanë konfirmuar një pauzë me rritjen e interesave, që me shumë mundësi mund të vijnë në takimet e qershorit dhe korrikut.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikane përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, por tregtohet pranë 102 dhe duket se është stabilizuar pranë këtij niveli.

Presidenti i Rezervës Federale të Atlantas, Raphael Bostic, sugjeroi edhe më herët gjatë kësaj jave se pritja e bankës qendrore mund të zgjasë deri në shtator, për të monitoruar efektet në ekonomi të rritjes së interesave me 50 pikë bazë.

Më herët gjatë këtij muaji, indeksi i dollarit amerikan preku nivelin më të lartë në 2 dekadat e fundit, pranë 105, por shenjat se politika monetare agresive e Rezervës Federale mund të ngadalësojë ekonominë amerikane, kanë ushtruar presion mbi monedhën amerikane.

Në tregun e kriptovalutave, bitcoin vijon të tregtohet i qëndrueshëm pranë, por poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...