George Soros: Magazina e gazit në Rusi është pothuajse plot dhe Europa duhet ‘të mbajë nervat’!
Pozicioni negociues i presidentit rus Vladimir Putin nuk është "aq i fortë sa pretendon ai" dhe Europa ka ndikim kundër tij, sipas investitorit miliarder George Soros. Në një letër drejtuar kryeministrit të Italisë Mario Draghi, Soros tha se Putin ishte "duke shantazhuar Europën" me kërcënime ose duke ndaluar furnizimet me gaz.
“Kjo është ajo që ai bëri sezonin e kaluar. Ai vendosi gaz në magazinë në vend që të furnizonte me gaz Europën. Kjo krijoi një mungesë, rriti çmimet dhe i fitoi shumë para, por pozicioni i tij i negociatave nuk është aq i fortë sa pretendon ai”, shkroi Soros të hënën. Rusia kohët e fundit ka shkurtuar furnizimin me gaz në Finlandë duke argumentuar se vendi nuk po paguan për të në rubla. Masa erdhi pasi Helsinki njoftoi synimet e tij për t'u bashkuar me NATO-n, aleancën e mbrojtjes që Putin kundërshton.
Bullgaria dhe Polonia gjithashtu ndaluan marrjen e furnizimeve me gaz rus disa javë më parë. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, Moska njoftoi se kombet "jomiqësore" do të duhet të paguajnë për gazin rus në rubla, një politikë që lejon Kremlinin të mbështesë monedhën e vet.
Megjithatë, mesazhi nga Soros është se vendet europiane kanë gjithashtu leva kundër Putin. BE, e cila përfshin 27 vende, merr rreth 40% të furnizimeve të saj me gaz natyror nga Rusia, duke e bërë të vështirë për bllokun që të ndalojë blerjen e tij brenda natës. Por, sipas Soros, BE-ja është gjithashtu një treg shumë i rëndësishëm për Kremlinin dhe Putin i duhen të ardhurat e gazit për të mbështetur ekonominë e tij.
“Vlerësohet se kapaciteti ruse i magazinimit do të jetë i plotë deri në korrik. Europa është tregu i tij i vetëm. Nëse ai nuk furnizon Europën, ai duhet të mbyllë puset në Siberi nga vjen gazi. Rreth 12,000 puse janë përfshirë. Duhet kohë për t'i mbyllur ato dhe pasi të mbyllen, është e vështirë të rihapen për shkak të vjetërsisë së pajisjeve," tha Soros në letër.
Ai shtoi se Europa duhet të ndërmarrë “përgatitje urgjente” përpara se të përdorë fuqinë e saj negociuese. “Pa të, dhimbja e ndalimit të papritur do të ishte politikisht shumë e vështirë për t'u përballuar,” tha ai. “Europa duhet të vendosë më pas taksë të madhe mbi importet e gazit në mënyrë që çmimi për konsumatorin të mos ulet.” Leon Izbicki, një bashkëpunëtor në Energy Aspects, pajtohet se depozitimi i gazit në Rusi është afër plotësimit.
“Rusia hyri në dimrin e kaluar me stoqe të larta rekord prej rreth 72.6 miliardë metra kub dhe synon një objektiv edhe më të lartë të ruajtjes nëntokësore për dimrin 2022 prej 72.7 miliardë metra kub”, shtoi Izbicki përmes emailit. “Ndërsa ne nuk kemi dukshmëri në magazinat nëntokësore ruse, duket e besueshme që Rusia mund ta arrijë këtë objektiv tashmë këtë verë”.
Ai shtoi se Rusisë i mungon fleksibiliteti në ruajtjen e saj të gazit dhe nuk ka mjete për të devijuar gazin nga Europa në, për shembull, në Azi për shkak të mungesës së infrastrukturës së tubacioneve. Ndërkohë, vendet europiane janë duke u përpjekur për alternativa ndaj gazit rus që nga pushtimi i Ukrainës. BE dhe Shtetet e Bashkuara, për shembull, nënshkruan një marrëveshje në mars për të siguruar që rajoni të marrë të paktën 15 miliardë metra kub më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) këtë vit.
Kjo, së bashku me shkurtimet e fundit të furnizimit për Poloninë, Bullgarinë dhe Finlandën së bashku me sanksionet ndërkombëtare do të thotë se Rusia në mënyrë të pashmangshme tashmë po shet më pak gaz në Europë. "Ne presim që flukset e gazit në Europë të vijnë në rreth 98 miliardë metra kub këtë vit krahasuar me 141 miliardë metra kub vitin e kaluar," tha Izbicki. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Çfarë është LNG dhe pse BE-ja dëshiron kaq shumë prej tij?
BE-ja po bën bast të madh për gazin natyror të lëngshëm (LNG) për të zëvendësuar miliona tonë gaz që blen aktualisht nga ofruesi i saj kryesor, Rusia, një......

Ministri saudit i financave paralajmëron: ‘Kriza globale e ushqimit është e vërtetë. Komuniteti botëror po e nënvlerëson!’
Para luftës, më shumë se 95% e eksporteve totale të drithit, grurit dhe misrit të Ukrainës dërgoheshin përmes Detit të Zi dhe gjysma e këtyre eksporteve......

Çfarë i rriti shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut? - Dyfishohet vlera e eksporteve. Ndikim kryesor zarzavatet dhe frutat!
Shqipëria ka njohur një rritje të shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë e Veriut. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet e Shqipërisë në 4 muajt......

Dollari, në nivelin më të ulët në 1 muaj - FED mund të qëndrojë në pritje të efekteve të rritjes së interesave
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 1 muaj, pasi në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës......

Bursat europiane, të kujdesshme - Në fokus të tregjeve, samiti i BE dhe forumi i Davosit
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, por megjithatë humori i investitorëve është pozitiv për shkak se Rezerva Federale në......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 114 dollarë - BE, pranë sanksioneve ndaj Rusisë. Hungaria kërkon 750 milionë euro për të hequr veton
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, me Brentin e Londrës që po tregtohet në mbi 114 dollarë për fuçi. Çmimet vijojnë të mbështeten......

Sërish rritje e ndjeshme për valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e mërkurë teksa blihet sot me 112.3 lekë dhe shitet me 113.3 lekë ......

Zhvillimi i turizmit, ku renditet Shqipëria? Në vend të 72 mes 117 shteteve në total, humbasim një pozicion nga edicioni i kaluar
Shqipëria pozicionohet në vend të 72-të në “Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit” për vitin 2021, i publikuar së fundmi nga “Forumi Ekonomik......