Bizneset “dënohen” për shkeljet në punë - Penalizohen mbi 1400 subjekte, futen në skemën e sigurimeve 1 mijë punonjës!
Mbi 1400 subjekte private dhe shtetërore janë “dënuar” për shkelje të rregullave të punës. Referuar raportit vjetor të Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin që lam pas, në total janë kontrolluar me procedurë standarde inspektimi online 7039 subjekte ekonomike private e shtetërore ku janë evidentuar të punësuar 184,206 punëmarrës.
Gjatë kontrolleve, Inspektoritati ka gjetur shkelje dhe ka marrë masa administrative për 1440 subjekte në total, nga të cilat për 578 prej tyre janë pezulluar për shkelje të dispozitave ligjore të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë e shëndetit në punë dhe 760 subjekteve të tjera u është dhënë masa “paralajmërim”.
Ndërsa 102 subjekte janë gjobitur për shkelje në marrëdhëniet e punës me një vlerë totale prej 22.4 milionë lekë. Numri më i lartë i shkeljeve rezulton në Tiranë dhe Durrës. Sa i takon infomalitetit në punë, sipas raportit, gjatë gjatë vitit 2021 janë evidentuar 1092 punëmarrës informal ku gjatë procesit të inspektimit janë siguruar 1041 prej tyre, nëpërmjet masës urgjente “pezullim” të aktivitetit deri në sigurimin e tyre.
Ndërkohë të pasiguruarit janë raportuar pranë zyrave të tatim taksave. 68 % e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime të planifikuara të cilat kanë nisur nga muaji qershor e në vazhdim gjatë vitit, shkak kjo i përfshirjes së inspektoreve të punës, në monitorimin e masave anticovid për gjatë periudhës janar-qershor 2021.
18 % e punëmarrësve informal të konstatuar janë evidentuar në inspektime për shkak ankese. 13 % e punëmarrësve informal janë konstatuar në inspektime rastësore të cilat janë iniciuar si shkak i shkeljeve flagrante të kërkesave ligjore. Informaliteti i evidentuar kundrejt subjekteve të kontrolluara vlerësohet në masën 15 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Projektohet rritje e fortë e tregtisë elektronike në Shqipëri - Të ardhurat/ 475 milionë dollarë në 2022. Për 3 vite shkon 723 milionë dollarë
Të ardhurat nga tregtia elektronike në Shqipëri për vitin 2022 parashikohet të arrijnë në 475 milionë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar, rritja e këtij......

FRONTEX, bilanc 3 vjeçar për kufirin shqiptar - Detajet e operacionit antikontrabandë BE-Shqipëri!
Tre vjet më parë, Frontex nisi operacionin e parë të përbashkët të plotë jashtë Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Nisma shënoi një fazë të re për bashkëpunimin......

Kaos në aeroportin holandez – Pas Spanjës nisin protestat masive edhe në Amsterdam!
Pasagjerët në aeroportin Schiphol të Amsterdamit po përballen me kaos të vazhdueshëm këtë javë me radhë jashtëzakonisht të gjata sigurie dhe vonesa. Aeroporti......

Shefi i Bankës Botërore paralajmëron për recesionin global!
Kreu i Bankës Botërore ka paralajmëruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë një recesion global pasi çmimi i ushqimit, energjisë dhe plehrave po......

Cilat vende të Ballkanit Perëndimor synojnë të vendosin taksën e karbonit? / Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë prapa
Gjysma e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë ndërmarrë hapat e parë të prekshëm për të......

Traktorët modernë janë shumë të rëndë: Rrezikojnë të shkaktojnë dëme për tokën bujqësore!
Traktorët që përdoren aktualisht në fusha peshojnë më shumë se dinosaurët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë: rreziku është që ata të shkaktojnë......

Një lloj i ri i paneleve diellore në studim: Mund të prodhojnë energji elektrike edhe gjatë natës!
Teknologjia konvencionale diellore thith rrezet e dritës së diellit në hyrje për të gjeneruar tension. Ironikisht, disa materiale janë në gjendje të punojnë në......

George Soros: Magazina e gazit në Rusi është pothuajse plot dhe Europa duhet ‘të mbajë nervat’!
Pozicioni negociues i presidentit rus Vladimir Putin nuk është "aq i fortë sa pretendon ai" dhe Europa ka ndikim kundër tij, sipas investitorit miliarder......