Bota Postuar më 26 Maj 2022, 13:08

Samsung, 356 miliardë dollarë investime - Buxheti do të përdoret në sektorët strategjikë brenda 2026

Nga SCAN TV

Samsung ka projekte të mëdha për të ardhmen dhe për t’i realizuar është i gatshëm të investojë më shumë se 356 miliard dollarë. Buxheti do të përdoret në impiante strategjike, përfshirë dhe atë të çipeve, por jo vetëm.

Këto fonde do të shërbejnë për përshpejtimin e zhvillimit të sektorit të gjysmëpërçuesve, atë të bio-farmaceutikës dhe teknologji të tjera të së ardhmes. Një plan me një horizont kohor të përcaktuar: brenda vitit 2026.

Nuk janë dhënë ende detaje se si do të aktivizohen investimet në tregje të ndryshme – por pjesa më e madhe e tyre, rreth 80% - do të përqendrohen në Korenë e Jugut. Samsung theksoi se shifra përfshin dhe 151 miliard dollarë të konfirmuara një vit më parë.

Programi i ri shtrin më shumë objektivat e planit të mëparshëm strategjik të 2108-ës dhe arsyetohet me vullnetin e kompanisë për të ruajtur lidershipin e saj teknologjik si në vendin e saj por dhe jashtë kufijve, sidomos në situata emergjente si ajo e shkaktuar nga një pandemi apo nga një luftë në dyert e Europës.

Investime marramendëse por të domosdoshme për të aktivizuar strategjinë afatgjatatë kolosit koreanojugor. Sipas kompanisë industria e çip-eve mbron ekonominë koreane dhe investimi agresiv është një strategji mbijetese, në kuptimin që kur humbet konkurrenca është pothuajse e pamundur të kthehesh pas. Referimi për domosdoshmërinë në vazhdimin e të qënurit konkurrentë në treg, në këtë periudhë, lidhet dhe me strategjitë e konkurrentëve të Samsung në tregun e gjysmë-përcuesve.

Përfitues i rinovimit të impenjimit të Samsung për të investuar në kërkimet teknologjike mund të jetë dhe aktiviteti i zhvillimit, në radhë të parë, ai i procesorëve për aparatet celularë. Burimet koreane raportojnë për një çip Samsung që mund të konkurrojë drejtpërdrejt me Apple Silicon që do të dalë në treg brenda vitit 2025.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat