Shifra rekord remitancash në Kosovë - Emigrantët dërgojnë 238.5 mln euro në 3 muaj
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e parave të dërguara nga diaspora për familjet e tyre në Kosovë, ka arritur shifër rekord. 238.5 milionë euro janë dërguar nga vendet e tjera drejt Kosovës sipas raportit të fundit të lëshuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Të ardhurat nga diaspora përbëjnë kategorinë më të madhe financiare në kuadër të të ardhurave dytësore.
Në fakt, përgjatë viteve, dërgesat e parave nga diaspora, përbën një burim të madh të të ardhurave në Kosovë. Vetëm vitin e kaluar, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, këto të ardhura kanë kapur vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, paratë vijnë kryesisht nga vende si Gjermania, Zvicra, Italia, Austria. Në krahasim me vendet e tjera të Ballkani Perëndimor, Kosova ka një varësi të madhe nga të ardhurat që dërgohen nga diaspora.
Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, Eurostat, Kosova përballet me një mesatare emigrimi prej 23.933 personash në vit, thënë ndryshe 1.3 për qind e popullatës së përgjithshme.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850 mijë persona.
Me planin e Qeverisë është parashikuar të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ka nisur ose jo zbatimi i këtij plani.
SCAN
Sondazh

Samsung, 356 miliardë dollarë investime - Buxheti do të përdoret në sektorët strategjikë brenda 2026
Samsung ka projekte të mëdha për të ardhmen dhe për t’i realizuar është i gatshëm të investojë më shumë se 356 miliard dollarë. Buxheti do të përdoret në......

Pse të gjithë kemi filluar të harrojmë shumë kohët e fundit?!
Raste të shkurtra, të përkohshme të harresës, ato 'momente të vjetra' po na ndodhin më shpesh këto ditë, thonë ekspertët e kujtesës. E kemi të vështirë të......

Parregullsitë me tenderët, 741 ankesa - Kreu i KPP: Kontestimet më të shumta për kontratat e shërbimeve dhe sigurisë fizike
Megjithëse me ulje krahasuar me vitin 2019, kanë qenë të shumta ankesat nga kompanitë private për parregullsi në zhvillimin e tenderave gjatë vitit të......

Kredi 25 milionë euro për spitalet - Huaja nga Banka Botërore, pas mbështetjes për rindërtimin e objekteve shëndetësore!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrë një kredi prej 25 mln euro, që do të shkojë për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Marrëveshja e......

Rriten kontribuuesit për pension - Hado: Pandemia është lënë pas, anti-informaliteti ndikim pozitiv!
Skema e pensioneve po shëndoshet dhe gjurmët e pandemisë Covid 19 duket se janë fshirë. Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Institutit të Sigurimeve......

Bizneset “dënohen” për shkeljet në punë - Penalizohen mbi 1400 subjekte, futen në skemën e sigurimeve 1 mijë punonjës!
Mbi 1400 subjekte private dhe shtetërore janë “dënuar” për shkelje të rregullave të punës. Referuar raportit vjetor të Inspektoriatit Shtetëror të Punës për......

Projektohet rritje e fortë e tregtisë elektronike në Shqipëri - Të ardhurat/ 475 milionë dollarë në 2022. Për 3 vite shkon 723 milionë dollarë
Të ardhurat nga tregtia elektronike në Shqipëri për vitin 2022 parashikohet të arrijnë në 475 milionë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar, rritja e këtij......

FRONTEX, bilanc 3 vjeçar për kufirin shqiptar - Detajet e operacionit antikontrabandë BE-Shqipëri!
Tre vjet më parë, Frontex nisi operacionin e parë të përbashkët të plotë jashtë Bashkimit Evropian, në Shqipëri. Nisma shënoi një fazë të re për bashkëpunimin......