Europa Postuar më 26 Maj 2022, 13:16

Hungaria, taksime shtesë për kompanitë - Orban: Një pjesë e madhe e fitimeve, për frenimin e rritjes së çmimit të energjisë

Nga SCAN TV

Hungaria do të detyrojë bankat, firmat e telekomunikacionit, njësitë tregtare të shitjes me pakicë, siguruesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore që të paguajnë një "pjesë të madhe të fitimeve të tyre shtesë" në buxhetin e shtetit, njoftoi kryeministri Viktor Orban.

Ai shtoi se, këto taksa do të zbatohen në vitet 2022 dhe 2023. Sipas Orban, bankat dhe kompanitë që sigurojnë "fitime shtesë" në situatën aktuale të vështirë të luftës në Ukrainë dhe çmimeve në rritje, do të duhet të kontribuojnë në kostot e forcimit të ushtrisë hungareze dhe kufizimet e financimit në faturat e energjisë të familjeve.

Orban nuk dha detaje mbi sasinë e të ardhurave të synuara nga masat e reja, duke shtuar se të gjitha detajet do të publikohen ditët në vijim.

"Ne do të detyrojmë bankat, siguruesit, njësitë e mëdha të shitjes me pakicë, industrinë e energjisë dhe firmat tregtare, kompanitë e telekomunikacionit dhe linjat ajrore që të paguajnë një pjesë të madhe të fitimeve të tyre shtesë në dy fonde shtetërore," tha Orban.

Kjo nuk është hera e parë që Orban, i cili erdhi në pushtet në 2010 dhe fitoi një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet muajin e kaluar, vendosi taksa të papritura mbi bankat dhe sektorë të tjerë për të rikuperuar mungesat në buxhetin e shtetit.

Orban stabilizoi ekonominë me një mori taksash të papritura mbi bankat, firmat e shitjes me pakicë dhe energjitike pas vitit 2010, të cilat ndihmuan në uljen e deficitit, por gërryen besimin e investitorëve.

Përballë një rritje të inflacionit, lideri nacionalist kishte vendosur kufizime në çmimet e ushqimeve bazë, karburanteve dhe hipotekave, për të përmbajtur rritjen e faturave të energjisë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat