1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë - 237 mijë individë punojnë më shumë se 49 orë në javë!
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49 orë në javë, çka përkthehen në më shumë se 10 orë punë në ditë, në rastin e një pushimi javor dy-ditor, dhe mbi 8 orë në ditë, në rast të pushimit javor 1-ditor. Janë në total 237 mijë të punësuar, ose 19% e totalit të të punësuarve të cilët punojnë mbi 49 orë në ditë. Sipas kodit të punës, orët javore nuk duhet të jenë më shumë se 40 të tilla. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë nga 40 deri në 48 orë në javë, më saktësisht 56.7% e totalit. Ky interval përfshin kështu edhe atë mbi 8 orë punë në ditë, çka sinjalizon se pjesa dërrmuese e të punësuarve në vendin tonë punojnë mbi këtë kufi. Ndërkohë, rreth ¼ të punësuar në vendin tonë punojnë 40 orë pune në javë. Kjo normë ndahet si vijon: 3.5% punojnë mes 35-39 orëve në javë, 6.3% punojnë mes 30-34 orëve në javë, 10.7% punojnë mes 15-29 orëve në javë, 2.6% punojnë mes 1-14 orëve në javë, ndërsa 1.2% nuk kanë një orar të përcaktuar...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Sondazh

Mbyllja e Kinës, pasoja në prodhimin e Iphone - Izolimi i qyteteve si pasojë e Covid ka vonuar përmbushjen e objektivave
Apple i ka kërkuar furnizuesve të tij që të përshpejtojnë prodhimin, pasi politika Zero Kovid e presidentit kinez Xi Jinping po pengon aktivitetin prodhues në......

Hungaria, taksime shtesë për kompanitë - Orban: Një pjesë e madhe e fitimeve, për frenimin e rritjes së çmimit të energjisë
Hungaria do të detyrojë bankat, firmat e telekomunikacionit, njësitë tregtare të shitjes me pakicë, siguruesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore që të......

“Pagë ofenduese” në krahasim me eksperiencën - Presidenti i Transportit Ajror Italian ankohet se paguhet shumë pak
I sapoemëruar, presidenti ekzekutiv i transportit ajror italian, Alfredo Altavilla, në një letër të gjatë ankohet për pagën shumë të ulët që i është caktuar në......

Banka qendrore ruse ul normën bazë në 11% - Inflacioni po ngadalësohet nga nivelet më të larta të më shumë se 20 viteve
Banka qendrore e Rusisë uli normën e saj bazë të interesit në 11% dhe deklaroi se sheh hapësirë për më shumë shkurtime këtë vit, pasi inflacioni po......

Nafta rritet nga furnizimi i pakët - Ndonëse embargo e BE ndaj naftës ruse është ende i pasigurt
Çmimet e naftës u rritën të enjten, për shkak të duke zgjatur një rritje të kujdesshme këtë javë për shenjat e furnizimit të pakët, ndërkohë që Bashkimi......

Shifra rekord remitancash në Kosovë - Emigrantët dërgojnë 238.5 mln euro në 3 muaj
Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e parave të dërguara nga diaspora për familjet e tyre në Kosovë, ka arritur shifër rekord. 238.5 milionë euro......

Samsung, 356 miliardë dollarë investime - Buxheti do të përdoret në sektorët strategjikë brenda 2026
Samsung ka projekte të mëdha për të ardhmen dhe për t’i realizuar është i gatshëm të investojë më shumë se 356 miliard dollarë. Buxheti do të përdoret në......

Pse të gjithë kemi filluar të harrojmë shumë kohët e fundit?!
Raste të shkurtra, të përkohshme të harresës, ato 'momente të vjetra' po na ndodhin më shpesh këto ditë, thonë ekspertët e kujtesës. E kemi të vështirë të......