Shqipëria Postuar më 26 Maj 2022, 13:52

Inceneratori i Elbasanit, licencë për prodhim energjie - Vendimi, me procedurë të përshpejtuar, ECO-ELB: Jemi në situatë emergjente

Nga SCAN TV

Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar inceneratorin e Elbasanit në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me procedurë të përshpejtuar, pas kërkesës së bërë nga shoqëria “ECO - ELB”, që ka deklaruar se ndodhet në kushtet e situatës emergjente.

Në vendim ERE citon shoqërinë, që ka bërë me dije se “nga data 15.12.2021 drejtori teknik i impiantit për shkak të mungesës së lëndëve të para të nevojshme për punën e impiantit ka urdhëruar fikjen e komanduar të tij. Ndërkohë që, që nga kjo datë mbetjet vetëm trajtohen në Landfilld (nuk digjen) dhe si i tillë nuk realizohet prodhimi i energjisë elektrike. Për këtë arsye shoqëria ka theksuar se e ka të domosdoshëm fillimin e menjëhershëm dhe pa vonesë të punës me kapacitet të plotë të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike.

ECO –ELB është shoqëria e krijuar për zbatimin e detyrimit koncesionar të transferimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane, pas vendosjes nën sekuestro konservative të të gjithë aseteve të kompanisë “Albtek Energji”, që ishte mbajtëse e koncesionit. Ndërkaq, gëzimi i përkohshëm, që i është dhënë kësaj kompanie do të shërbejë edhe si periudhë reference për afatin e vlefshmërisë së licencës që ERE ka lëshuar për këtë central.

Më konkretisht, licenca do të jetë e vlefshme deri në mars të vitit 2023, ndërkohë që brenda datës 01 korrik shoqëria është e detyruara të depozitojë në ERE dokumentet/qëndrimin përkatës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në lidhje me transferimin e lejeve. Kapaciteti i instaluar i këtij impianti është 2.85 MW.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat