“Varfërohet” Elon Musk! Pasuria e tij zbret poshtë 200 miliardë dollarëve
CEO i Tesla Elon Musk nuk bën më pjesë në klubin e 200 miliardë dollarëve, i të clit ishte i vetmi anëtar, pas rënies së fundit të aksioneve të prodhuesit të automjeteve elektrike. Lajmi u konfirmua nga agjencia e lajmeve Blumberg.
Dy ditë më parë pasuria neto e sipërmarrësit miliarder zbriti në 192,7 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla humbën rreth 7%. Rënia e Teslës tejkaloi atë të indeksit të përgjithshëm S&P 500, i cili e mbylli ditën me 0.8%. Musk vazhdon të jetë personi më i pasur në botë, edhe pse pasuria e tij neto është në nivelin më të ulët që nga 26 gushti 2021.
Themeluesi i Amazon Xheff Bezos është personi i dytë më i pasur në botë me 127.8 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Aksionet e prodhuesit të automjeteve elektrike u vunë nën presion kohët e fundit pasi prodhimi në Kinë, një nga tregjet e saj kryesore, u godit kohët e fundit nga kufizimet e rënda anti-Covid për gati një muaj. Për më tepër, konkurrenca në rritje në industrinë e automjeteve elektrike, si dhe "shfaqja e cirkut" dhe "telenovelat" e Musk në Tuitter, kanë kontribuar në dobësimin e aksioneve të Tesla, sipas disa analistëve.
Musk zotëron 9% të aksioneve në firmën e mikroblogimit, të cilën ai planifikon ta kthejë në një kompani private, e palistuar përmes një marrëveshjeje prej 44 miliard dollarësh, që aktualisht është ende në pritje.
SCAN
Sondazh

Inceneratori i Elbasanit, licencë për prodhim energjie - Vendimi, me procedurë të përshpejtuar, ECO-ELB: Jemi në situatë emergjente
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar inceneratorin e Elbasanit në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike. Vendimi është marrë me procedurë të......

Arsimi i lartë: Shqiptarët në fund të Europës. Vetëm 1 në 3 të rinj me diplomë, dy herë më pak se Luksemburgu apo Irlanda!
Shkollimi është padiskutim një prej elementëve më thelbësor të personalitetit dhe mirëqënies së një individi, çka në periudhë afatmesme e bënë atë të vlefshëm......

Opinion: Nëse kompanitë e naftës kontrollojnë çmimet, pse ato ndonjëherë humbasin para?
Me çmimet e naftës ende mbi 100 dollarë për fuçi, një gjë është e sigurt. Kompanitë e naftës do të kenë fitime të mëdha. Por ka shumë keqkuptime për lidhjen......

1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë - 237 mijë individë punojnë më shumë se 49 orë në javë!
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49......

Mbyllja e Kinës, pasoja në prodhimin e Iphone - Izolimi i qyteteve si pasojë e Covid ka vonuar përmbushjen e objektivave
Apple i ka kërkuar furnizuesve të tij që të përshpejtojnë prodhimin, pasi politika Zero Kovid e presidentit kinez Xi Jinping po pengon aktivitetin prodhues në......

Hungaria, taksime shtesë për kompanitë - Orban: Një pjesë e madhe e fitimeve, për frenimin e rritjes së çmimit të energjisë
Hungaria do të detyrojë bankat, firmat e telekomunikacionit, njësitë tregtare të shitjes me pakicë, siguruesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore që të......

“Pagë ofenduese” në krahasim me eksperiencën - Presidenti i Transportit Ajror Italian ankohet se paguhet shumë pak
I sapoemëruar, presidenti ekzekutiv i transportit ajror italian, Alfredo Altavilla, në një letër të gjatë ankohet për pagën shumë të ulët që i është caktuar në......

Banka qendrore ruse ul normën bazë në 11% - Inflacioni po ngadalësohet nga nivelet më të larta të më shumë se 20 viteve
Banka qendrore e Rusisë uli normën e saj bazë të interesit në 11% dhe deklaroi se sheh hapësirë për më shumë shkurtime këtë vit, pasi inflacioni po......