Moody`s “rrëzon” ekonominë shqiptare/ Shkurton projeksionet dhe jep alarmin për rrezikun nga përmbytjet dhe emigrimi
“Scan Intel” ka siguruar ekskluzivisht të plotë raportin më të fundit të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s mbi ekonominë shqiptare, që vjen pas një ndryshimi metodologjik në vlerësime. Raporti ruan notën e vlerësimit në B1 me perspektivë të qendrueshme për vendin tonë, pavarësisisht se publikimi nuk përbën një veprim për notën e borxhit, por thjesht një opinion. Nga ana tjetër, raporti sjell një shkurtim të ndjeshëm të projeksioneve sa i përket rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm. Tashmë, gjigandi i vlerësimit të kreditit, Moody`s, parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej vetëm 1.8% vitin e ardhshëm, nga 2.5% që parashikonte në fund të muajit gusht, apo 3.6% që parashikonte në pranverën e këtij viti. Ky shkurtim i ndjeshëm i projeksioneve për ekonominë shqiptare gjatë vitit të ardhshëm duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pasojave të krizës së çmimeve. Sa i përket vitit aktual, rritja ekonomike parashikohet në 3%, nga 3.8% që parashikonte në fund të gushtit, çka tregon se pesimizmi i Moody`s për ekonominë e vendit nuk është I fokusuar vetëm për vitin e ardhshëm, por edhe për vitin aktual. Përpos këtyre shkurtimeve të ndjeshme të projeksioneve për ekonominë shqiptare, agjencia nënvizon edhe faktin se këto projeksione mbeten mjaft të pasigurta si pasojë e konlfiktit ushtarak Rusi-Ukrainë dhe gjasave për një përshkallëzim dhe zgjerim të mëtejshëm të tij.
Norma e inflacionit nga ana tjetër pritet të ngadalësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, pranë 3.5%, parashikon Moody`s.
“Profili i kreditit të Shqipërisë është i ekspozuar negativisht në mënyrë të moderuar nga risqet ambientale. Ekspozimi i vendit nga risqet klimatike është mjaft negativ duke pasur parasysh vulnerabilitetin ndaj kërcënimeve natyrore përfshirë të nxehtin dhe përmbytjet. Shqipëria ka nevojat më të larta të përshtatjes në rajon, por edhe hapësira fiskale të kufizuara për të mbuluar kostot respektive. Ekspozimi ndaj rreziqeve klimatike fizike shtohet nga varësia e lartë ekonomike e sektorëve të ndjeshëm, kryesisht turizmi dhe bujqësia, mes vendeve të rajonit. Shqipëria është gjithashtu thuajse tërësisht e varur nga energjia hidrike dhe mungesa e energjisë elektrike, si pasojë e thatësirës, ç`ka mund të dobësojë rritjen ekonomike dhe të shtojë shpenzimet buxhetore duke rritur importet”-thotë agjencia mes reshtave, duke ngritur kështu alarmin për rrezikun që i kanoset ekonomisë nga kërcënimet natyrore, dhe që janë periodike në rastin e vendit tonë, sidomos për sektorë të caktuar.
“Për më tepër, ne vlerësojmë se ekspozimi i Shqipërisë ndaj rreziqeve sociale ka qenë mjaft negativ, kryesisht i udhëhequr nga impakti negativ i trendeve demografike, si pasojë e rënies së shpejtë të popullsisë ekonomikisht aktive dhe aksesit në shërbimet bazë”-thotë mes të tjerash agjencia, duke vendosur kështu theksin te një prej rreziqeve më të mëdha që i kanoset ekonomisë dhe shoqërisë sonë; plakjes së popullsisë, rrjedhojë e drejtpërdrejtë e lindshmërisë së ulët, dhe sidomos emigracionit të lartë. Moody`s shton gjithashtu se “ndërkohë që në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor e gjithë popullsia ka akses në elektricitet, pjesa e popullsisë që ka akses në ujin e pijshëm është ndër më të ultat në Europë, duke reflektuar hendeqet në infrastrukturë si pasojë e mungesës së investimeve, veçanërisht për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Sondazh

Korrupsioni, Shqipëria me rrezik të lartë/ Renditet e 127-ta në botë, mes 4 shteteve më problematike në Europë
"Indeksi Global i Korrupsionit" për vitin 2022, i publikuar nga “Global Risk Profile” e rendit Shqipërinë në vend të 127-të mes 196-të vendeve të marra në......

Tetori "thyen" turizmin/ 22 mijë më pak të huaj se në vitin 2019-të, por në total për 10 muajt e parë, rekord historik
Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin e Shqipërisë vijojnë në tendencë rritëse edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më......

OKB: Shqipëria, e para në botë për turizmin/ Rimëkëmbja nga pandemia, 18% më shumë turistë këtë vit, krahasuar me 2019-tën
Shqipëria është destinacioni turistik me rimëkëmbjen më të lartë në botë të turizmit pas pandemisë, thotë Organizata Botërore e Turizmit, një agjenci e......

Shqiptari i Kosovës vs shqiptari i Shqipërisë/ "Kosovari" është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari......

Bien lejet e ndërtimit me 39% - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Sa mirë qeveriset Shqipëria? BERZH: Më keq se Kosova, e parafundit në rajon, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën
Strategjia fiskale, diversifikimi i energjisë së rinovueshme dhe mjedisi i biznesit janë tre prioritetet kryesore të Shqipërisë sipas “Bankës Europiane për......

Eurostat "zbret" inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të......

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% - Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot
“Scan Intel” ka siguruar nga Instituti i Statistikave disa të dhëna shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve, ku rezultojnë çmimet e detajuara për 45 produkte......