Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2025, 13:52

Menaxhimi i integruar i mbetjeve - Fieri dhe Elbasani, së shpejti me një infrastrukturë të re moderne

Nga Ernilda Luzi

Menaxhimi i integruar i mbetjeve - Fieri dhe Elbasani, së shpejti me

Qytetet e Fierit dhe Elbasanit pritet të kenë një infrastrukturë të re dhe moderne për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur dy tenderët me vlerë totale prej 66.1 milionë lekë për projektimin e infrastrukturës në këto dy qytete.

Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projektimi për zonën e mbetjeve të Elbasanit ka një fond limit prej 34 milionë lekësh dhe parashikon krijimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, duke siguruar një zgjidhje të qëndrueshme, efikase ekonomikisht në përputhje me standardet mjedisore. Qëllimi i zgjerimit është të rritet kapaciteti i depozitimit dhe të sigurohet një menaxhim i qëndrueshëm i mbetjeve për periudha 10–20 vjeçare.

Nga ana tjetër, një nga kërkesat e parashtruara nga shoqëria “ECO – ELB” sh.a e menaxhimit të mbetjeve të Elbasanit është dhe instalimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet prodhues 2mW/h, për përmirësimin e gjendjes aktuale mjedisore në afërsi të landfillit rajonal të Elbasanit dhe rritjen e efikasitetit energjitik në shërbim të objekteve që do të futen në prodhim.

Nga ana tjetër, projektimi për zonën e mbetjeve të Fierit ka një fond limit prej 32 milionë lekësh dhe parashikon krijimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta për Fierin. Ky projekt do të reduktojë ndotjen, si dhe do të përmirësojë cilësinë e jetesës.

Po kështu edhe në qarkun e Fierit, në landfill parashikohet instalimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet prodhues 2mW/h, për përmirësimin e gjendjes aktuale mjedisore në afërsi te landfillit rajonal të Fierit. Ndërkohë, qëllimi i instalimit të impiantit foto-voltaik është: sigurimi i energjisë elektrike të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për landfillin; ulja e varësisë nga rrjeti kombëtar, si dhe do të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe në zbatimin e objektivave të gjelbërimit, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 27 Korrik Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të hëne teksa është blerë sot me 81.4 lekë dhe është shitur......