Sa mirë qeveriset Shqipëria? BERZH: Më keq se Kosova, e parafundit në rajon, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën
Strategjia fiskale, diversifikimi i energjisë së rinovueshme dhe mjedisi i biznesit janë tre prioritetet kryesore të Shqipërisë sipas “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” (BERZH) në raportin e tranzicionit, për vitin 2022-2023, të publikuar së fundmi. Sipas të dhënave të BERZH strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhurat dhe të krijojë hapësirë për masa të synuara të mbrojtjes sociale duke zgjeruar bazën tatimore, duke rritur pajtueshmërinë tatimore dhe duke reduktuar ekonominë e parave. Raporti thekson se Shqipëria duhet të këtë parasysh sidomos rreziqet fiskale që rrjedhin nga partneriteti publik-privat. Prioriteti i dytë sipas “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” lidhet me sigurinë e energjisë. Në një moment kur po përballemi me shqetësimet e sigurisë energjitike, zhvillimi i tubacioneve të konsiderueshme të projekteve diellore dhe të erës duhet të përshpejtohet. Nga ana tjetër, prioriteti i tretë lidhet me përmirësimin e mjedisit të biznesit. Masat kryesore përfshijnë thjeshtimin e sistemit tatimor dhe riorganizimin e procedurave, rritjen e mbështetjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, garantimin e sigurisë së shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe rritjen e efektivitetit të sektorit publik-privat.
Mes kapitujve të raportit paraqitet edhe progresi që bëjnë rajonet e BERZH në fushën e reformave strukturore. Për të matur progresin e secilit vend raporti fokusohet në gjashtë cilësitë kryesore të një ekonomie tregu të qëndrueshme, duke parë nëse ekonomitë janë konkurruese, të qeverisura mirë, të gjelbërta, gjithëpërfshirëse, elastike dhe të integruara. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 10 pikë, ku me 10 pikë vlerësohen ekonomitë më të zhvilluara. Sa i përket konkurueshmërisë, Shqipëria renditet në vend të parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën, dhe është vlerësuar me 5.16 pikë. Por si vlerësohet Shqipëria sa i përket qeverisjes së mirë? Përsëri të dhënat tregojnë se renditet e parafundit dhe është vlerësuar me 4.62 pikë. Për të dy pikat e përmendura më lart Kosova ruan pozicion më të mirë se Shqipëria, ndërkohë që edhe Serbia vlerësohet më mirë. Sa i përket aktiviteteve të lidhura me klimën dhe stimuj për inovacionin e gjelbërt, Shqipëria vlerësohet me 4.76 pikë duke lënë pas vetëm Kosovën. Për shtyllën që lidhet me një ekonomi gjithëpërfshirëse Shqipëria vlerësohet me 5.08 pikë, ndërsa për shtyllën që lidhet me elasticitetin dhe ekonomitë e integruara vlerësohet me 4.46 pikë dhe 5.47 pikë.
Sondazh

Eurostat "zbret" inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të......

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% - Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot
“Scan Intel” ka siguruar nga Instituti i Statistikave disa të dhëna shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve, ku rezultojnë çmimet e detajuara për 45 produkte......

Në jug të Shqipërisë, jeta është më e shkurtër/ EUROSTAT: 7 vite më e shkurtër se në BE, ndërsa në qendër dhe veri jetohet më gjatë. Femrat kanë në "dispozicion" 4 vite më shumë
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet......

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese janë në rritje edhe për shtatorin e këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të bëra publike nga “Instituti i......

Çmimet vijojnë të "tkurrin" tregtinë e jashtme/ Rënie në peshë me 13% në total, për eksportet -25%
Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme të publikuara nga “Instituti i Statistikave” për muajin tetor të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet e......

"Tregu i librit", vetëm 13 milionë euro xhiro në vit/ Fitimet më pak se 2 milionë euro. Analiza e 40 shtëpive botuese, cila kryeson?
Nga data 16, deri me 22 nëntor, në kryeqytet rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër lexuesve......

Cili qark "udhëton" më shumë? Tirana dhe Fieri regjistojnë përqindjen më të lartë të udhëtimeve, Gjirokastra në fund të listës
Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet të cilat bëjnë më shumë udhëtime. Mbi 30% e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë si vend origjine qarkun e......

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë
Ashtu siç ka bërë më parë, me profilin e një shqiptari mesatar (shiko këtu), apo me atë të “profilit të një familje shqiptare”, “Scan Intel” vijon të analizojë......