Eurostat "zbret" inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të matur inflacionin në vend sipas metodës së Eurostat dhe vihet re që kjo vlerë vijon të qëndrojë nën atë të inflacionit të raportuar përgjatë muajit tetor, që sipas metodës vendase ishte në vlerën e 8.3%.
Megjithatë siç është përmendur më parë, ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, ka diferencë për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”.
Ndyshe nga muaji i kaluar, rritja më e madhe e çmimeve, prej 13,7% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, duke lënë grupet “Transporti”, me 12,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9%, “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8% “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4% secila, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0% dhe “Komunikimi” me 0,6%.
Nga ana tjetër ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Tetor 2022, është 0,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0,8%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%, Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,8%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2%.
Të dhënat tregojnë se, Shqipëria vijon të mbajë të njëtën renditje sa i përket rritjes së çmimeve, krahasuar me vendet e Europës, përkatësisht në vendin e gjashtë nga fundi. Shifrat e publikuara tregojnë një mesatare të rritjes vjetore të çmimeve në Bashkimin Europian përgjatë muajit tetor, me 11.5%. Krahasuar me muajin shtator, mesatarja e rritjes vjetore të çmimeve në union është rritur me 0.6 pikë përqindje. Vende si Estonia, Hungaria dhe Lituania kryesojnë listën e shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve. Nga ana tjetër, Shqipëria rezulton të ketë një rritje më të lartë çmimesh krahasuar me vende si Spanja, Franca, Islanda, Malta dhe Zvicra.
Ndryshimi vjetor i IHÇK sipas Shteteve, Tetor 2022
Sondazh

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% - Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot
“Scan Intel” ka siguruar nga Instituti i Statistikave disa të dhëna shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve, ku rezultojnë çmimet e detajuara për 45 produkte......

Në jug të Shqipërisë, jeta është më e shkurtër/ EUROSTAT: 7 vite më e shkurtër se në BE, ndërsa në qendër dhe veri jetohet më gjatë. Femrat kanë në "dispozicion" 4 vite më shumë
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet......

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese janë në rritje edhe për shtatorin e këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të bëra publike nga “Instituti i......

Çmimet vijojnë të "tkurrin" tregtinë e jashtme/ Rënie në peshë me 13% në total, për eksportet -25%
Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme të publikuara nga “Instituti i Statistikave” për muajin tetor të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet e......

"Tregu i librit", vetëm 13 milionë euro xhiro në vit/ Fitimet më pak se 2 milionë euro. Analiza e 40 shtëpive botuese, cila kryeson?
Nga data 16, deri me 22 nëntor, në kryeqytet rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër lexuesve......

Cili qark "udhëton" më shumë? Tirana dhe Fieri regjistojnë përqindjen më të lartë të udhëtimeve, Gjirokastra në fund të listës
Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet të cilat bëjnë më shumë udhëtime. Mbi 30% e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë si vend origjine qarkun e......

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë
Ashtu siç ka bërë më parë, me profilin e një shqiptari mesatar (shiko këtu), apo me atë të “profilit të një familje shqiptare”, “Scan Intel” vijon të analizojë......

Ku i bëjnë pushimet shqiptarët? Në dimër në Korçë, në verë në Vlorë. Jashtë zgjedhin Malin e Zi
Referuar të dhënave të “Anketës së Turizmit për Pushime dhe Udhëtime” për vitin 2021, të publikuar nga “Instituti i Statistikave”, numri i udhëtimeve për......