Ku i bëjnë pushimet shqiptarët? Në dimër në Korçë, në verë në Vlorë. Jashtë zgjedhin Malin e Zi

Referuar të dhënave të “Anketës së Turizmit për Pushime dhe Udhëtime” për vitin 2021, të publikuar nga “Instituti i Statistikave”, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri kanë qenë 3,459,499. Nëse do të flasim për numrin mesatar të netë qëndrimeve për udhëtime të kryera regjistrohet në 4,3 netë. Shifrat tregojnë se udhëtimet personale zënë peshën më të madhe ndaj totalit, me rreth 97%. “Scan Intel” e ka përqëndruar analizën në destinacionet e preferuara nga udhëtarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, sipas tremujorëve, përgjatë vitit 2021. Gjatë tremujorit të parë destinacioni i preferuar i udhëtimeve brenda Shqipërisë ka qenë qarku i Korçës me 31.4% të totalit, referuar pushimeve dhe kohës së lirë. Në tremujorin e dytë të vitit 2021 destinacioni kryesor me përqindjen më të lartë të udhëtimeve ka qenë qarku i Durrësit me 24%, ndjekur nga ai i Tiranës dhe Korçës me 15.3% dhe 13.5%. Nëse shohim të dhënat për tremujorin e tretë, qarku i cili ka qenë destinacioni kryesor për udhëtime është qarku i Vlorës me 51.3%, kjo për shkak se ky tremujor përkon edhe me sezonin veror. Por si paraqiten të dhënat për tremujorin e katërt? Edhe për këtë tremujor qarku i Korçës dominon si më i preferuari gjatë dimrit me 52.1% të udhëtimeve. Nga një panoramë e përgjithshme duket se Korça është destinacioni kryesor për pushime brenda Shqipërisë.
Nga ana tjetër, të dhënat për vitin 2021 sa i përket destinacioneve më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë, tregojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit Mali i Zi regjistron përqindjen më të lartë të udhëtimeve, me 46%, ndjekur nga Kosova me 17.3%. Gjatë tremujorit të dytë destinacioni i preferuar për udhëtime rezulton Maqedonia e Veriut dhe Turqia me 43.9% dhe 21.7%, ndërsa gjatë tremujorit të tretë Greqia, Turqia dhe Mali i Zi. Përgjatë tremujorit të fundit të vitit, pra tremujorit të katërt, destiancioni kryesor i udhëtimeve ka qenë Turqia me 55.1% dhe Kosova me 12%.
Por si ka qenë shpërndarja e udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë sipas qëllimit dhe llojit të akomodimit për vitin 2021? Udhëtarët për qëllime personale brenda Shqipërisë janë akomoduar kryesisht tek të afërmit ose miqtë, rreth 44.1% e tyre, dhe vetëm 30.2% janë akomoduar në hotel. E njeta tendencë vihet re edhe sa i përket udhëtimeve për qëllime personale jashtë vendit ku 50.2% janë akomoduar tek të afërmit dhe 34.8% në hotele. Ndryshe ndodh me udhëtarët për qëllime biznesi brenda Shqipërisë, të cilët duket se janë akomoduar kryesisht në hotele me 44,3%. Nëse këtë tregues do ta analizonim për udhëtime jashtë Shqiprisë të dhënat tregojnë se 28.1% e udhëtarëve për qëllime biznesi janë akomoduar tek të afërmit e tyre.
“Scan Intel” e ka analizuar shpëndarjen e udhëtimeve brenda Shqipërisë dhe llojit të akomodimit sipas qarqeve. Për të gjitha llojet e udhëtimeve të kryera në Shqipëri shfaqen forma të ndryshme të akomodimit në qarqe. Udhëtimet në të cilat janë regjistruar përqindjet më të larta të akomodimit në “hotel” kanë si destinacion qarkun Korçë me 27.6% dhe qarkun Vlorë me 26.3%. Sa i përket akomodimit në “Shtëpi ose apartamente të dyta për pushime” kanë si destinacion të preferuar qarqet Durrës me 34.4% si dhe qarkun Korçë e Vlorë me 19.6% dhe 18.8%. Për kategorinë “qëndrim tek të afërmit ose miqtë” janë rendituar destinacionet për qarqet Tiranë me 33.7% dhe Fier me 10.3%. Të dhënat tregojnë se përqindjet me të ulta të akomodimit në hotel regjistrohen në qarkun e Fierit me 0.1%.
Sondazh

Shqiptarët, gjithmonë e më shumë “high-tech”/ Importi i pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake u rrit me 21% në 2021-shin, mbi 270 milionë euro treg
Tregu i pajisjeve elektronike dhe i elektroshtëpiakeve në vendin tonë po rritet me hapa të qendrueshëm, tregojnë disa të dhëna shtesë të siguruara nga......

Plakja e popullsisë përshpejton hapin/ Bie numri i lindjeve me 19.6%, gjysma e qarqeve regjistron shtesë natyrore negative
Të dhënat demografike për tremujorin e tretë të këtij viti flasin për një rënie të numrit të lindjeve në vendin tonë me 19.6%, krahasuar me të njejtën periudhë......

Gushti, “piku” i aplikimeve për azil/ Regjistrohen 1.117 kërkesa, vijojmë të kryesojmë rajonin
Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se muaji gusht ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave për azil gjatë vitit 2022.......

Në Shqipëri puna kushton 9 herë më pak se në Europë/ Kosto e punës, 3.1 euro ora, ndërsa në BE, 28.6 euro, jemi të fundit në kontinent
Pak kohë më parë “Instituti i Statistikave” publikoi “Anketën e Kostos së Punës”, botim i cili përmbante të dhëna mbi orët reale të punës, pagat bruto,......

Kreditë me probleme, vijojnë tendencat rënëse/ Shënon nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2008, pranë 5.06%
Norma e kredive me probleme ka shënuar rënie gjatë muajit Shtator, duke zbritur në 5.06%, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ky është......

Në një dekadë, mbi 15% e popullsisë në vend ka emigruar/ Tirana në vend të parë, ka “humbur” mbi 10% të familjeve plotësisht
“Scan Intel” ka bërë një analizë mbi shifra dhe fakte konkrete, nga vetë institucionet shqiptare për një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë......

Papunësia e të rinjve, si renditet Shqipëria? Me 27.1% të të rinjve të papunë, jemi ndër vendet më problematike në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të papunësisë për moshat e reja tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi nga “Agjencia Europiane e......

Tirana rrit “epërsinë” ndaj qarqeve/ Portofoli i kredisë së individëve në kryeqytet, sa 65% e totalit, ishte 58% në 2015-ën
“Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me portofolin e kredisë për individët sipas rretheve, të cilat......