Gushti, “piku” i aplikimeve për azil/ Regjistrohen 1.117 kërkesa, vijojmë të kryesojmë rajonin

Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se muaji gusht ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave për azil gjatë vitit 2022. Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton në 1,117 të cilat ndahen në 957 kërkesa për herë të parë dhe në 160 kërkesa përsëritëse. Krahasuar me muajin paraardhës pra muajin korrik, të dhënat tregojnë se numri i aplikimeve për azil përgjatë gushtit është rritur me 1.6%. Pavarësisht kësaj rritje të dhënat paraqiten pozitive nëse do t'i karahasonim me gushtin e vitit 2021. Ky tregues krahasuar me një vit parë regjistrohet me rënie deri në 22%. Gushti i vitit të kaluar reflektonte për herë të parë tendencat rritëse të numrit të aplikmeve për azil pas pandemisë duke regjistruar gjithsej 1,441 aplikime.
“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues edhe përgjatë tetë muajve, pra për periudhën Janar-Gusht, ku gjithsej regjitrohen 8,196 aplikime nga 5,411 aplikime që ishin gjatë tetë muajve të vitit 2021. Ky tregues rezulton të jetë rritur me 51.4%.
Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe për muajin gusht vendi ynë vijon të kryesojë listën me shifrën më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 712 aplikime dhe Serbia me 298 aplikime. Kosova për korrikun ka regjistruar 285 kërkesa duke pësuar rritje krahasuar me muajin korrik, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 120 dhe 20 kërkesa.
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) bëjne më dije se kërkesat për azil gjithsej në vendet e Bashkimit Europian përgjatë gushtit arritën në 84,500 aplikime, një rekord i ri që nga kriza e viteve 2015-të dhe 2016-të.
Sondazh

Në Shqipëri puna kushton 9 herë më pak se në Europë/ Kosto e punës, 3.1 euro ora, ndërsa në BE, 28.6 euro, jemi të fundit në kontinent
Pak kohë më parë “Instituti i Statistikave” publikoi “Anketën e Kostos së Punës”, botim i cili përmbante të dhëna mbi orët reale të punës, pagat bruto,......

Kreditë me probleme, vijojnë tendencat rënëse/ Shënon nivelin më të ulët që nga nëntori i vitit 2008, pranë 5.06%
Norma e kredive me probleme ka shënuar rënie gjatë muajit Shtator, duke zbritur në 5.06%, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ky është......

Në një dekadë, mbi 15% e popullsisë në vend ka emigruar/ Tirana në vend të parë, ka “humbur” mbi 10% të familjeve plotësisht
“Scan Intel” ka bërë një analizë mbi shifra dhe fakte konkrete, nga vetë institucionet shqiptare për një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë......

Papunësia e të rinjve, si renditet Shqipëria? Me 27.1% të të rinjve të papunë, jemi ndër vendet më problematike në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të papunësisë për moshat e reja tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi nga “Agjencia Europiane e......

Tirana rrit “epërsinë” ndaj qarqeve/ Portofoli i kredisë së individëve në kryeqytet, sa 65% e totalit, ishte 58% në 2015-ën
“Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me portofolin e kredisë për individët sipas rretheve, të cilat......

Inflacioni nuk di të ndalet më/ “Fluturon” në 8.3% në tetor, niveli më i lartë që prej vitit 1998
Norma e inflacionit gjatë tetorit ka prekur një rekord të ri, duke u ngjitur pranë 8.3%, nga 8.1% që ishte gjatë shtatorit, tregon publikimi më i fundit i......

Profili i një familje mesatare shqiptare/ Me 4 anëtarë, jeton në shtëpi private, me prona, 84 mijë lekë shpenzime në muaj, kryefamiljarin të paarsimuar, “mbahet” nga paga
“Scan Intel” pak kohë më parë krijoi një profil hipotetik të shqiptarit mesatar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë (shiko këtu). Këtë herë do të......

Besimi në ekonomi zbret në nivelet e pandemisë/ Përkeqësohen thuajse të gjithë treguesit. Besimi i konsumatorit, indikatori më i dobët
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin tetor ka rënë ndjeshëm, me rreth 2 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi ka arritur nivelet më të ulta në thuajse dy......