Papunësia e të rinjve, si renditet Shqipëria? Me 27.1% të të rinjve të papunë, jemi ndër vendet më problematike në Europë

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të papunësisë për moshat e reja tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi nga “Agjencia Europiane e Statistikave” për vitin 2021. “Scan Intel” ka krahasuar normën e papunësisë në Shqipëri me vendet e Europës për grupmoshën 15-24 vjeç, nga ku del se për vitin 2021, vendi ynë e regjistron këtë tregues në 27.1%. Nga ana tjetër, shifrat e “Institutit të Statisitikave” bëjnë më dije se gjatë vitit 2021 ky tregues rezulton të jetë rritur 0,6 pikë përqindje, çka flet për një përkeqësim. Në Europë vendet të cilat kryesojnë renditjen me normën më të lartë të papunësisë për këtë grupmoshë janë Greqia me 35.5%, Spanja me 34.8% dhe Italia me 29.7%, pasuar nga Shqipëria në vend të katërt. Gjermania pozicionohet e fundit në këtë renditje me normën më të ulët të papunësisë te moshat e reja me 6.9%. Në fund të listës gjithashtu renditen vende si Çekia dhe Zvicra me 8.2% dhe 8.8% respektivisht. Këto të dhëna për Shqipërinë mbështeten edhe nga shifrat e analizuara pak kohë më parë nga “Scan Intel” mbi normën e NEETs. Shifrat tregonin se në Shqipëri janë 1 në 4 të rinj të cilët as nuk punojnë dhe as nuk shkollohen (shiko këtu). Këto të dhëna tregojnë se të rinjtë në Europë integrohen në punë më shumë se të rinjtë në vendin tonë, kjo edhe për shkak se shumë të rinj në Shqipëri krijojnë marrëdhënie pune pasi kanë mbaruar arsimin e lartë.
Pavarësisht kësaj, Shqipëria është ndër vendet e para në Europë edhe sa i përket shkallës së papunësisë për moshën 15 vjeç e lart. Gjatë vitit 2021 në Shqipëri norma e papunësisë është regjistruar në 11.5%, ndërkohë që kjo shifër na rendit në vend të tretë në Europë. Dy vendet e para me shkallën më të lartë të papunësisë janë Spanja me 14.8% dhe Greqia me 14.7%. Në fund të renditjes vendet të cilat për vitin 2021 kanë regjistruar normën më të ulët të papunësisë janë Çekia me 2.8% dhe Malta 3.4%, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian sa i përket këtij treguesi gjatë vitit 2021 rezulton në 7%.
Sondazh

Tirana rrit “epërsinë” ndaj qarqeve/ Portofoli i kredisë së individëve në kryeqytet, sa 65% e totalit, ishte 58% në 2015-ën
“Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me portofolin e kredisë për individët sipas rretheve, të cilat......

Inflacioni nuk di të ndalet më/ “Fluturon” në 8.3% në tetor, niveli më i lartë që prej vitit 1998
Norma e inflacionit gjatë tetorit ka prekur një rekord të ri, duke u ngjitur pranë 8.3%, nga 8.1% që ishte gjatë shtatorit, tregon publikimi më i fundit i......

Profili i një familje mesatare shqiptare/ Me 4 anëtarë, jeton në shtëpi private, me prona, 84 mijë lekë shpenzime në muaj, kryefamiljarin të paarsimuar, “mbahet” nga paga
“Scan Intel” pak kohë më parë krijoi një profil hipotetik të shqiptarit mesatar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë (shiko këtu). Këtë herë do të......

Besimi në ekonomi zbret në nivelet e pandemisë/ Përkeqësohen thuajse të gjithë treguesit. Besimi i konsumatorit, indikatori më i dobët
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin tetor ka rënë ndjeshëm, me rreth 2 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi ka arritur nivelet më të ulta në thuajse dy......

Shpenzojmë 570 milionë euro në vit për cigare/ Sa 3.7% e PBB! Llogarisni sa pará dhe ditë jetë keni humbur nga duhanpirja
Shqiptarët konsumojnë rreth 570 milionë euro cigare në vit, sinjalizojnë shifrat zyrtare të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”. Kjo shifër del në pah......

Talentet, si renditet Shqipëria? Indeksi global, jemi mirë me aftësitë e tyre, por të paaftë t`i mbajmë dhe tërheqim
Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 65-të mes 133 vendeve në total të marra në analizë. Ky indeks i......

Fieri, Elbasani dhe Tirana, të “persekutuarat” e krizës/ Me rritjen më të ulët të depozitave bankare. Durrësi, Korça, Lezha, të “fituarat”
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me depozitat sipas rretheve, për të kuptuar ato që kanë regjistruar ndryshime të......

Më pak prioritet për arsimin, shëndetësinë, ekonominë/ Vëmendje e shtuar për mbrojtjen, analiza ndër vite e shpenzimeve nga buxheti në raport me PBB-në
“Scan Intel” ka analizuar shpenzimet buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të shpenzimeve nga qeveria, por......