Fieri, Elbasani dhe Tirana, të “persekutuarat” e krizës/ Me rritjen më të ulët të depozitave bankare. Durrësi, Korça, Lezha, të “fituarat”

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me depozitat sipas rretheve, për të kuptuar ato që kanë regjistruar ndryshime të mëdha në tremujorin e 3-të të këtij viti, krahasuar me periudhën para krizës. Në shifrat e Bankës së Shqipërisë rezultojnë vetëm 8 rrethe, të cilat korrespondojnë edhe me 8 qarqe, ndërkohë që 4 të tjerat janë të klasifikuara si “të tjera”. Por çfarë tregon analiza e shifrave?
Ndër 8 rrethet ose qarqet e marra në analizë, 7 prej tyre vihen re me rritje të stokut të depozitave bankare në tremujorin e 3-të, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pra përpara se vendin ta godiste kriza e çmimeve. Ndërkohë, vetëm njëri prej qarqeve rezulton të ketë tkurrje të depozitave, dhe ai është Fieri. Depozitat bankare në Fier, në fund të 9-mujorit të këtij viti rezultojnë të jenë 0.21% më të ulta se fundi i vitit të kaluar. Në terma absolutë bëhet fjalë për rreth 1.6 miliardë lekë më pak në banka, ose rreth 14 milionë euro. Depozitat i referohen të gjitha segmentëve, pra si individëve, ashtu edhe bizneseve apo institucioneve qendrore e lokale. Në vend të dytë, si qarku me rritjen më të ulët të depozitave bankare këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, përpara krizës, është Elbasani, ku depozitat bankare janë rritur me vetëm 1.43% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndjek në renditje kryeqyteti, me vetëm 3,42% rritje të kursimeve në banka. Këto tre qarqe duket të jenë më të goditurat nga kriza, të paktën bazuar në analizën e shifrave mbi depozitat bankare.
Si qarqet apo rrethet me rritjen më të lartë ndërkohë rezultojnë të jenë: Korça, Lezha dhe Durrësi. Në Korçë, depozitat bankare në fund të 9-mujorit janë 5.87% më të larta se fundi i 2021-shit. Në Lezhë rezultojnë 6.62% mbi nivelin e fundivitit 2021, ndërsa në Durrës plot 8.44% më të larta. Qarqet e “tjera” figurojnë me një rritje të depozitave prej 6%.
Në terma absolutë ndërkohë, si qarku me rritjen më të lartë të depozitave figuron kryeqyteti, si pasojë e peshës mjaft të lartë që ka në portofolin e depozitave bankare. Në Tiranë, në 9 muajt e krizës, depozitat bankare janë rritur me plot 23.6 miliardë lekë, ose rreth 200 milionë euro.
Kujtojmë se këto shifra i referohen vetëm parave në bankë, dhe jo parasë në total. Shifrat më të fundit nga Banka e Shqiprisë tregonin se paraja jashtë bankave ka rënë ndjeshëm gjatë shtatorit, ashtu si agregatët monetarë, ç`ka sinjalizon qartësisht se paraja po orientohet më shumë drejt bankave, ndoshta rrjedhojë e rritjes së normave të interesit, në një kohë që paraja në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve ka rënë (shiko këtu).
Sondazh

Më pak prioritet për arsimin, shëndetësinë, ekonominë/ Vëmendje e shtuar për mbrojtjen, analiza ndër vite e shpenzimeve nga buxheti në raport me PBB-në
“Scan Intel” ka analizuar shpenzimet buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të kuptuar tendencën e kanalizimit të shpenzimeve nga qeveria, por......

Shqipëria e dyta në rajon për numër biznesesh/ 67 ndërmarrje për 1,000 banorë, Mali i Zi kryeson listën me 82 të tilla, Kosova në vend të parafundit
Shifrat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria aktualisht ka rreth 187 mijë ndërmarrje aktive, nga 176 mijë që kishte në muajin maj......

Analiza e tregut të kafesë/ 13 kompani xhirojnë 30 milionë euro në vit, rritën fitimet me 52% në 2021-shin
Në kuadër të analizës së tregjeve, këtë herë “Scan Intel” është ndalur te tregu i kafes në vendin tonë, duke marrë në analizë disa prej kompanive më të mëdha......

Pakësohen paratë, por rriten depozitat/ Më shumë para në banka gjatë shtatorit, por më pak në “gjendje”
Sipas shifrave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, depozitat në sektorin bankar gjatë shtatorit janë rritur, paçka se më një hap mjaft të lehtë. Pas tkurrjes......

Rreth 30% më pak mallra në shtator/ Çmimet dobësojnë shifrat e transportit, fluturimet dhe pasagjerët me rritje
Ndikimi i çmimeve në shifrat e transportit vihet re edhe për muajin shtator të këtij viti sinjalizojnë shifrat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të......

Në pandemi më pak shtrime në spital/ INSTAT: Bien vizitat dhe shtrimet, por edhe mbulimi vaksinal
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” mbi treguesit e shëndetit publik tregojnë se aktiviteti i institucioneve publike të shërbimit spitalor edhe pse me......

Ngadalësohet kreditimi/ Pranë nivelit më të ulët në 3 vite, më e theksuar për biznesin, shenja ngadalësimi edhe për individët
Kreditimi nga sektori bankar është tkurrur gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e kaluar, por edhe me muajin gusht të këtij viti, tregojnë......

Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe 30 mijë lekë në muaj për shpenzime, s`ka makinë e as arsim të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një......