Në një dekadë, mbi 15% e popullsisë në vend ka emigruar/ Tirana në vend të parë, ka “humbur” mbi 10% të familjeve plotësisht

“Scan Intel” ka bërë një analizë mbi shifra dhe fakte konkrete, nga vetë institucionet shqiptare për një prej plagëve më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë sonë; emigracionin.
Emigracioni është padiskutim i tillë. I jemi rikthyer një prej anketave më të rëndësishme të Institutit të Statisikave në lidhje me emigrimin, dhe që i referohet periudhës 2011-2019, të kryer në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këto shifra mungojnë vitet 2020 dhe 2021, por mbi to do të aplikojmë të dhënat e tjera nga Instat sa i përket migracionit.
Kështu, anketa flet për 360,699 shqiptarë të larguar gjatë periudhës 2011-2021. Nëse kësaj shifre i shtojmë edhe rreth 63 mijë shqiptarët e larguar në vitet 2020-2021, atëherë shifra totale ngjitet në 423 mjijë individë të larguar në 10 vite. Kjo shifër është e barabartë me plot 15% të popullsisë së Shqipërisë të vitit 2011. Pra, që nga vitit 2011, deri më sot, 15% e popullsisë së vendit është larguar jashtë. Deri më 30 shtator të vitit 2019 kjo normë fiksohej në 12.9%.
Ashtu siç e përmendëm disa herë, anketa në fjalë i referohet periudhës 2011-2019, dhe edhe pse nuk janë të përfshirë vitet 2020, 2021 dhe 10 muajt e parë të vitit 2022, sërish shifrat janë alarmante. Janë 49,500 familjet e larguara tërësisht nga vendi gjatë kësaj periudhe kohore, ose 6.6% e familjeve të cilat ishin të evidentuara në censusin e vitit 2011. Nga rreth 360 mijë të larguar gjatë këtyre viteve, 183 mijë janë larguar familjarisht dhe 177 mijë janë larguar pjesërisht, pra vetëm një ose disa anëtarë të familjes. Në mbi 15% të familjeve ka pasur largime të plota ose të pjesshme. Pra, më shumë se gjysma e të larguarve, ose 51% e totalit janë larguar familjarisht nga vendi.
56% e të larguarve, pra më shumë se gjysma rezultojnë të papunë, mes atyre që përfaqësojnë emigracionin e pjesshëm, pra që nuk janë larguar familjarisht, duke qenë se mes familjeve, jo të gjithë janë ekonomikisht aktiv.
Nga ana tjetër, po gjatë kësaj periudhe kohore, 223 mijë janë të shpërngulurit brenda vendit, dhe siç e tregojnë shifrat, më shumë janë ata që janë larguar jashtë Shqipërisë se sa ata që kanë preferuar të zgjedhin një qytet apo qark tjetër, apo edhe të lëvizin drejt kryeqytetit.
Të tjera shifra nga anketa tregojnë se vetëm 11% e të larguarve planifikojnë të rikthehen sërish në Shqipëri, 40% nuk e dinë akoma, ndërsa rreth 49% nuk kanë aspak në plan të rikthehen më në Shqipëri.
Në rast se këto shifra do t`i detajojmë sipas qarqeve, shohim se Shkodra është në vend të parë, me 16.7% të popullsisë së larguar jashtë vendit gjatë periudhës 2011-2019, dhe ndiqet nga Durrësi me 14.1% dhe Tirana me 13.7%. Pra, në këtë renditje përfshihet kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh në vend për numër popullsie dhe peshë në ekonomi, si dhe kryeqendra e veriut të vendit dhe një qytet me traditë e histori si Shkodra. Lezha është në vend të fundit, me “vetëm” 7% të popullsisë së larguar jashtë në periudhën 2011-2019.
Edhe më dramatike duket situata nëse analizën e bëjmë për familje të larguara plotësisht, ku surprizat nuk janë të pakta. Gjatë kësaj periudhe kryeqyteti ka humbur plot 10.4% të familjeve për një jetë më të mirë, pra që janë larguar jashtë. Pra, të paktën 1 në 10 familje në kryeqytet ka vendosur të shpërngulet tërësisht jashtë Shqipërisë. Në këtë renditje, Tirana mban vendin e parë në Republikë, si qarku me më shumë familje të larguara. Madje, mban edhe një tjetër rekord, me 75% të të larguarve, që e kanë marrë këtë vendim për t`u larguar familjarisht. Janë 102 mijë të larguarit nga kryeqyteti për 8 vite. Ndjek Shkodra me 7.3% dhe Durrësi me 6.9%. Kukësi mban vendin e fundit me rreth 2.3% të familjeve të larguara tërësisht.
Pra, shifrat flasin qartë, shqiptarët kanë ikur në masë gjatë dekadës së fundit dhe vijojnë ta bëjnë. Bëhet fjalë për të paktën 420,000 mijë të larguar, ose 15% të popullsisë, dhe largimet më masive regjistrohen nga qarqet më të zhvilluara të vendit, si Tirana e Durrësi. Vetëm kryeqyteti ka `humbur` mbi 10% të familjeve tërësisht, pa përfshirë ata që janë larguar duke e lënë familjen në vend, pra mbi 100 mijë individë në total. Pjesa më e madhe e të larguarve janë të papunë, dhe vetëm 1 në 10 mendon të rikthehet në atdhe.
Studime të ndryshme, si ai i OKB vetëm pak kohë më parë (shiko këtu) vlerësojnë se popullsia e Shqipërisë, si pasojë e emigracionit të lartë dhe lindshmërisë së ulët, projektohet të bjerë në vetëm 1.1 milionë banorë në vitin 2100.
Sondazh

Papunësia e të rinjve, si renditet Shqipëria? Me 27.1% të të rinjve të papunë, jemi ndër vendet më problematike në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të papunësisë për moshat e reja tregojnë të dhënat e publikuara së fundmi nga “Agjencia Europiane e......

Tirana rrit “epërsinë” ndaj qarqeve/ Portofoli i kredisë së individëve në kryeqytet, sa 65% e totalit, ishte 58% në 2015-ën
“Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë në lidhje me portofolin e kredisë për individët sipas rretheve, të cilat......

Inflacioni nuk di të ndalet më/ “Fluturon” në 8.3% në tetor, niveli më i lartë që prej vitit 1998
Norma e inflacionit gjatë tetorit ka prekur një rekord të ri, duke u ngjitur pranë 8.3%, nga 8.1% që ishte gjatë shtatorit, tregon publikimi më i fundit i......

Profili i një familje mesatare shqiptare/ Me 4 anëtarë, jeton në shtëpi private, me prona, 84 mijë lekë shpenzime në muaj, kryefamiljarin të paarsimuar, “mbahet” nga paga
“Scan Intel” pak kohë më parë krijoi një profil hipotetik të shqiptarit mesatar, bazuar në statistikat zyrtare në vendin tonë (shiko këtu). Këtë herë do të......

Besimi në ekonomi zbret në nivelet e pandemisë/ Përkeqësohen thuajse të gjithë treguesit. Besimi i konsumatorit, indikatori më i dobët
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike për muajin tetor ka rënë ndjeshëm, me rreth 2 pikë, çka tregon se besimi në ekonomi ka arritur nivelet më të ulta në thuajse dy......

Shpenzojmë 570 milionë euro në vit për cigare/ Sa 3.7% e PBB! Llogarisni sa pará dhe ditë jetë keni humbur nga duhanpirja
Shqiptarët konsumojnë rreth 570 milionë euro cigare në vit, sinjalizojnë shifrat zyrtare të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”. Kjo shifër del në pah......

Talentet, si renditet Shqipëria? Indeksi global, jemi mirë me aftësitë e tyre, por të paaftë t`i mbajmë dhe tërheqim
Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve për vitin 2022 e rendit Shqipërinë në vend të 65-të mes 133 vendeve në total të marra në analizë. Ky indeks i......

Fieri, Elbasani dhe Tirana, të “persekutuarat” e krizës/ Me rritjen më të ulët të depozitave bankare. Durrësi, Korça, Lezha, të “fituarat”
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me depozitat sipas rretheve, për të kuptuar ato që kanë regjistruar ndryshime të......