Në jug të Shqipërisë, jeta është më e shkurtër/ EUROSTAT: 7 vite më e shkurtër se në BE, ndërsa në qendër dhe veri jetohet më gjatë. Femrat kanë në "dispozicion" 4 vite më shumë

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet të jetojë bazuar në normat e vdekshmërisë midis njerëzve të të gjitha moshave. “Scan Intel” i është rikthyer përsëri këtij treguesi këtë herë duke e analizuar sipas rajoneve të Europës por edhe sipas gjinisë. Në vitin 2020 ky tregues në vendin tonë është llogaritur në 77.4 vjeç mesatarisht. Siç e tregon edhe paraqitja grafike, në rajonin e qendrës njerëzit pritet të jetojnë më gjatë, me rreth 78.9 vite mesatarisht, ndërkohë që jetëgjatësia e pritur në lindje në jug është me e ulta, me 76.2 vite jetë. Ndërkohë, në veri jetëgjatësia e pritur në lindje regjistohet në 77.3 vite.
Ky tregues ndryshon ndjeshëm edhe sipas gjinisë, ku shifrat e analizura nga “Scan Intel” tregojnë se meshkujt në Shqipëri priten të jetojnë 73.3 vite, ndërsa femrat 79.6 vite. Referuar të dhënave të "EUROSTAT", femrat priten të jetojnë mesatarisht 4.3 vite më shumë se meshkujt, ndërkohë që në rajonin qendër pritet të jetojnë 5 vite më shumë. Sa i përket diferencës mes jetëgjatësisë së femrave dhe të meshkujve në rajonet veri dhe jug llogariten në 4.4 vite dhe 3.9 vite përkatësisht.
Por si paraqitet jetëgjatësia e pritur në lindje mes meshkujve dhe femrave për vendet e rajonit? Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” tregojnë se Shqipëria renditet mes vendeve të Europës të cilat e kanë diferencën më të ulët mes jetëgjatësisë së femrave dhe jetëgjatësisë së meshkujve, që siç e përmendëm më lart llogaritej në 4.3 vite. Diferencën më të ulët e ka Islanda, ku femrat pritet të jetojnë rreth 3 vite më shumë se sa meshkujt. Pas Islandës ndjek në renditje Norvegjia, me 3.3 vite. Nëse do të flasim për anën tjetër të tabelës, Lituania është vendi i cili tërheq më shumë vëmendje. Lituania ka diferencën më të lartë të jetëgjatësisë së pritur në lindje mes femrave dhe meshkujve. Meshkujt në këtë vend pritet të jetojnë 10 vite më pak se femrat, ndërkohë në renditje ndjek Letonia me 9.4 vite diferencë. Estonia dhe Polonia po ashtu renditen mes vendeve me diferencën më të lartë, me 8.6 vite dhe 8.2 vite respektivisht.
Përgjatë vitit 2020, mesatarja e jetëgjatsisë së pritur në lindje për Bashkimin Europian ishte 83.2 vjeç. “Scan intel” ndër të tjera ka krahasuar rajonet e Europës me njëri tjetrin nga ku duket se jugu i Shqipërisë renditet mes vendeve të fundit, si rajoni me jetëgjatësinë më të shkurtër të pritur në lindje, me 76.2 vite mesatarisht. Jugu renditet në vend të 335 nga 395 rajone gjithsej në listë të marra në analizë. Në vend të parë sipas jetëgjatësisë në lindje renditet ishulli i Korsikës, rajon i Francës, me 84 vite.
Sondazh

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese janë në rritje edhe për shtatorin e këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të bëra publike nga “Instituti i......

Çmimet vijojnë të "tkurrin" tregtinë e jashtme/ Rënie në peshë me 13% në total, për eksportet -25%
Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme të publikuara nga “Instituti i Statistikave” për muajin tetor të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet e......

"Tregu i librit", vetëm 13 milionë euro xhiro në vit/ Fitimet më pak se 2 milionë euro. Analiza e 40 shtëpive botuese, cila kryeson?
Nga data 16, deri me 22 nëntor, në kryeqytet rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër lexuesve......

Cili qark "udhëton" më shumë? Tirana dhe Fieri regjistojnë përqindjen më të lartë të udhëtimeve, Gjirokastra në fund të listës
Tirana, Fieri dhe Durrësi janë qarqet të cilat bëjnë më shumë udhëtime. Mbi 30% e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit kanë si vend origjine qarkun e......

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë
Ashtu siç ka bërë më parë, me profilin e një shqiptari mesatar (shiko këtu), apo me atë të “profilit të një familje shqiptare”, “Scan Intel” vijon të analizojë......

Ku i bëjnë pushimet shqiptarët? Në dimër në Korçë, në verë në Vlorë. Jashtë zgjedhin Malin e Zi
Referuar të dhënave të “Anketës së Turizmit për Pushime dhe Udhëtime” për vitin 2021, të publikuar nga “Instituti i Statistikave”, numri i udhëtimeve për......

Shqiptarët, gjithmonë e më shumë “high-tech”/ Importi i pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake u rrit me 21% në 2021-shin, mbi 270 milionë euro treg
Tregu i pajisjeve elektronike dhe i elektroshtëpiakeve në vendin tonë po rritet me hapa të qendrueshëm, tregojnë disa të dhëna shtesë të siguruara nga......

Plakja e popullsisë përshpejton hapin/ Bie numri i lindjeve me 19.6%, gjysma e qarqeve regjistron shtesë natyrore negative
Të dhënat demografike për tremujorin e tretë të këtij viti flasin për një rënie të numrit të lindjeve në vendin tonë me 19.6%, krahasuar me të njejtën periudhë......