BE shqyrton objektivin klimatik për COP30 - Ministrat synojnë marrëveshje të re për uljen e emetimeve

Ministrat e klimës të Bashkimit Evropian synojnë të miratojnë një objektiv të ri për ndryshimet klimatike, që të mos shkojnë të papërgatitur në samitin e OKB-së COP30 në Brazil.
Dështimi për të arritur një marrëveshje mund të rrëzojë pretendimet e BE-së për të udhëhequr bisedimet e COP30. Këto bisedime do të testojnë vullnetin e ekonomive të mëdha për të vazhduar luftën kundër ndryshimeve klimatike, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti amerikan Donald Trump.
Shtete si Kina, Britania dhe Australia kanë paraqitur tashmë objektivat e tyre të rinj për klimën përpara COP30. Por Bashkimi Evropian, që ka disa nga politikat më ambicioze në botë për uljen e emetimeve të CO₂, po has vështirësi për të menaxhuar pakënaqësinë e qeverive, që dyshojnë se blloku mund të përballojë këto masa krahas prioriteteve të mbrojtjes dhe industrisë.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të bëjë çmos, edhe në këto rrethana, në Belem, për të mbrojtur angazhimin e tij ndaj multilateralizmit dhe Marrëveshjes së Parisit,” u shpreh një zyrtar i bllokut.
Pika fillestare e bisedimeve është propozimi i Komisionit Evropian për të ulur me 90% emetimet neto të gazeve serrë deri në vitin 2040, krahasuar me nivelet e 1990, duke mbajtur vendet në rrugën drejt neutralitetit klimatik deri në vitin 2050.
Italia, Polonia dhe Republika Çeke janë ndër vendet që paralajmërojnë se ky objektiv është shumë kufizues për industritë e tyre vendase, të cilat po përballen me kosto të larta të energjisë, importe më të lira nga Kina dhe tarifa amerikane. Ndërkohë, shtete si Holanda, Spanja dhe Suedia argumentojnë se përkeqësimi i motit ekstrem dhe nevoja për të konkurruar me Kinën në prodhimin e teknologjive të gjelbra kërkojnë objektiva më ambiciozë.
						                  
            			                       Rriten vetëprodhuesit e energjisë elektrike - Numri total arrin në 3137, kapaciteti total i instaluar shkon në 284 mWp
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje me 30% gjatë këtij viti, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga......
						                  
            			                       “Pensionet do rriten çdo muaj”/ Rama: Nga janari deri në fund të mandatit!
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej......
						                  
            			                       Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e djeshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes teksa vijon të blihet sot me 83.3......
						                  
            			                       Polonishtja, gjuha më efektive për komunikim me “IA” - Studimi: Anglishtja renditet e gjashta. “Zhgënjen” gjuha kineze
Nga 26 gjuhë të ndryshme, polonishtja rezulton të jetë më efektive për komandimin e modeleve të inteligjencës artificiale, ndërsa anglishtja renditet vetëm e......
						                  
            			                       Gjermani, gazi shtrenjtohet me ritme rekord - Faturat e ngrohjes janë trefishuar në 4 vitet e fundit
Gjermanët po përballen me një rritje prej 82% të kostove të ngrohjes, që nga viti 2021. Një rol të rëndësishëm ka pasur shkëputja e lidhjeve me Rusinë pas......
						                  
            			                       Turistët rusë “braktisin” Malin e Zi - Trefish më pak se në vitin 2019. Zgjerohet numri i vizitorëve nga Turqia
Në muajin shtator, Mali i Zi priti 189,447 turistë, të cilët qëndruan gjithsej 687,000 net. Krahasuar me shtatorin e vitit 2019, numri i tyre u zgjerua me......
						                  
            			                       Kushtetuesja: Erion Veliaj mbetet në krye të Bashkisë së Tiranës, “rrëzohet” Presidenti Begaj
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në......
						                  
            			                       Operacioni kundër ndërtimeve pa leje - Ministrja Koçiu në Farkë: Askush nuk është mbi ligjin
Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në......




						                  
            			                       
