FunData Postuar më 16 Nëntor 2022, 12:16

Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i papunë në Shqipëri, i larguar familjarisht, nuk do të khehet më në Atdhe, jeton në Europë

Nga SCAN TV
Profili i një emigranti shqiptar/ Mashkull, 25-39 vjeç, i

Ashtu siç ka bërë më parë, me profilin e një shqiptari mesatar (shiko këtu), apo me atë të “profilit të një familje shqiptare”, “Scan Intel” vijon të analizojë shifrat zyrtare për të krijuar një tjetër profil hipotetik, dhe këtë herë vjen me atë të emigrantit të ri shqiptar, pra që ka emigruar gjatë dekadës së fundit. Për të ndërtuar këtë profil do të bazohemi në shifrat zyrtare të një prej anketave të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave, mbi migracionin, në bashkëpunim edhe me Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Periudha e anketës i referohet viteve 2011-2019.

Gjasat janë që një emigrant shqiptar i dekadës së fundit të jetë i gjinisë mashkullore, pasi këta të fundit përbëjnë 62% të totalit, ndërsa femrat vetëm 38%. Sa i përket moshës, mbi 50% e të larguarve janë të grupmoshës mes 25-39 vjeç. Të tjera të dhëna tregojnë se thuajse 76% e të larguarve pa familjen janë ekonomikisht aktiv, pra 3 në 4, çka është ref;lektuar edhe në tregun shqiptar të punës dhe më gjerë, duke sjellë mungesa të mëdha stafi dhe punonjësish të kualifikuar ose jo, për biznesin.

Duke mbetur te tregu i punës, rreth 56% e atyre ekonomikisht aktiv kur janë larguar nga Shqipëria kanë qenë të papunë. Në drejtim të arsimit ndërkohë, anketa tregon se 79.2% e të larguarve janë me arsim fillor ose të mesëm.

Të tjera të dhëna sugjerojnë se, më shumë se gjysma e të larguarve, rreth 51% janë larguar familjarisht. Pra, më pak se gjysma e të larguarve kanë lënë pas familjen e tyre në Shqipëri. Nga ana tjetër, rreth 60% e të largurave, kanë qenë më vendbanim në 4 qarqe: Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër. Këto 4 qarqe janë ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri, dhe përfaqësojnë mbi 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e familjeve, ose 58% e totalit janë larguar drejt dy vendeve, Gjermanisë dhe Greqisë.

Edhe më alarmante duket shifra e atyre që kanë ndërmend të rikthehen në vendlindje, vetëm 11%.

Pra, profili hipotetik i një emigranti të ri shqiptar flet për një mashkull, mes 25 dhe 39 vjec, i larguar bashkë me familjen, me shumë gjasa nga Tirana, Durrësi, Shkodra apo Fieri, pa arsim të lartë, i papunë kur u largua, me destinacion Europën, ekonomikisht aktiv dhe që nuk do të kthehet më në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat