Korrupsioni, Shqipëria me rrezik të lartë/ Renditet e 127-ta në botë, mes 4 shteteve më problematike në Europë
"Indeksi Global i Korrupsionit" për vitin 2022, i publikuar nga “Global Risk Profile” e rendit Shqipërinë në vend të 127-të mes 196-të vendeve të marra në analizë. Ky indeks grumbullon rezultatet e dy nën-indekseve të quajtura përkatësisht "Korrupsion" dhe "Krimet e Jakës së Bardhë" dhe ofron një pasqyrë të nivelit të tyre në botë, i cili i referohet krimit të motivuar financiarisht dhe jo të dhunshëm të kryer nga individë, biznese dhe profesionistë të qeverisë. Rezultatet e të gjitha vendeve paraqiten në një shkallë 0-100, ku 0 i përgjigjet rrezikut më të ulët dhe 100 rrezikut më të lartë. Në këtë indeks Shqipëria është vlerësuar me 52.36 pikë. Nëse do ta krahasonim Shqipërinë me veten e saj gjatë edicionit të kaluar shohim se në renditje kemi humbur 2 pozicione, por në pikëzim kemi fituar 0.49 pikë, nga 51.8 që vlerësoheshim për vitin 2021. Por, pavarëisht se Shqipëria regjistron përmirësim nga viti në vit, përsëri harta e indeksit dhe niveli i vlerësimit e pozicionon atë mes vendeve me nivel rreziku të lartë sa i përket korrupsionit dhe krimit të jakave të bardha.
Por si paraqitemi krahasuar me vendet e rajonit? Për edicionin e vitit 2022, Shqipëria renditet e 4-ta në rajon duke lënë pas Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Në fund të rajonit qëndron Bosnje Hercegovina, duke u renditur në vend të 134-tët dhe duke grumbulluar gjithsej 54.09 pikë, pasuar nga Kosova e cila është renditur në vend të 133-të dhe është vlerësuar me 53.61 pikë. Më mirë në këtë renditje pozicionohet Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut, e cila kryeson rajonin në këtë renditje, vlerësohet me 42.55 pikë dhe pozicionohet mes vendeve me nivel mesatar të rrezikut. Në këtë indeks vihet re se Kosova është përkeqësuar me 11 pozicione, duke kaluar e parafundit. Janë vetëm 3 shtete të tjera në Europë që janë më problematike se Shqipëria sa i përket korrupsionit, ku veç dy vendeve të rajonit, shohim edhe Bjellorusinë.
Nëse do të flisnim për vendet më shembullore të indeksit ajo që bie në sy është se vendet e para të pakorruptuara janë kryesisht vendet europiane si Norvegjia, Finlanda, Suedia, Danimarka Estonia etj. Nga ana tjetër, vendet më të godituar nga korrupsioni janë vende si Siria, Korea e Veriut, Kongo, Jemeni apo Sudani.
INDEKSI GLOBAL I KORRUPSIONIT 2021, VENDET E PARA
Për të parë raportin e plotë klikoni këtu
Sondazh

Tetori "thyen" turizmin/ 22 mijë më pak të huaj se në vitin 2019-të, por në total për 10 muajt e parë, rekord historik
Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin e Shqipërisë vijojnë në tendencë rritëse edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më......

OKB: Shqipëria, e para në botë për turizmin/ Rimëkëmbja nga pandemia, 18% më shumë turistë këtë vit, krahasuar me 2019-tën
Shqipëria është destinacioni turistik me rimëkëmbjen më të lartë në botë të turizmit pas pandemisë, thotë Organizata Botërore e Turizmit, një agjenci e......

Shqiptari i Kosovës vs shqiptari i Shqipërisë/ "Kosovari" është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari......

Bien lejet e ndërtimit me 39% - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Sa mirë qeveriset Shqipëria? BERZH: Më keq se Kosova, e parafundit në rajon, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën
Strategjia fiskale, diversifikimi i energjisë së rinovueshme dhe mjedisi i biznesit janë tre prioritetet kryesore të Shqipërisë sipas “Bankës Europiane për......

Eurostat "zbret" inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të......

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% - Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot
“Scan Intel” ka siguruar nga Instituti i Statistikave disa të dhëna shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve, ku rezultojnë çmimet e detajuara për 45 produkte......

Në jug të Shqipërisë, jeta është më e shkurtër/ EUROSTAT: 7 vite më e shkurtër se në BE, ndërsa në qendër dhe veri jetohet më gjatë. Femrat kanë në "dispozicion" 4 vite më shumë
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet......