Operacioni kundër ndërtimeve pa leje - Ministrja Koçiu në Farkë: Askush nuk është mbi ligjin

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, inspektoi në Farkë aksionin për bllokimin e disa objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, duke dhënë mesazhin e qartë për vendosjen e ligjshmërisë në territor.
“Dua të theksoj që gjithë ky aksion vjen në vazhdën e paketës së masave ligjore të hyrë në fuqi në fillim të muajit tetor, të cilat kanë për synim të garantojnë e zbatojnë masa e sanksione konkrete. Këtu kam një thirrje për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të blejnë një pronë, që duhet të bëjnë shumë kujdes në verifikimin e statusit ligjor të saj dhe të lajmërojnë organet kompetente për çdo parregullsi apo situatë abuzive me pronën. Ky është një aksion që do të vazhdojë deri ditën e fundit për të garantuar ligjshmërinë dhe për të mbrojtur gjithë territorin e vendit nga çdo lloj abuzimi me pronën publike,” theksoi Ministrja e Punëve të Brendshme.
Aksioni synon të vendosë rend dhe rregull në territor, të mbrojë pronën publike dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm.
“Askush që ka një leje ndërtimi apo del përtej lejes së ndërtimit nuk do të lejohet të përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që ndërtojnë apo shesin objekte që nuk do ta kenë të mundur të përfitojnë asnjë metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme,” shtoi Ministrja.
Ky operacion është pjesë e një procesi më të gjerë që ka nisur prej muajsh për lirimin e hapësirave publike dhe do të pasohet nga një aksion kombëtar kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin. Sipas ministers Koçiu, të gjitha masat po zbatohen mbi bazën e paketës së fundit ligjore, e cila forcon mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet ndaj çdo abuzimi.
Menaxhimi i integruar i mbetjeve - Fieri dhe Elbasani, së shpejti me një infrastrukturë të re moderne
Qytetet e Fierit dhe Elbasanit pritet të kenë një infrastrukturë të re dhe moderne për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Operatori i Blerjeve të......
“Pensionistët, 10 mijë deri 15 mijë lekë bonus” - Malaj: Ndarja me dy kategori. Buxheti 2026, përgjigje për rritjen e pensioneve
Bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar, duke u ndarë në 2 kategori sipas masës së pensionit. Gjithçka është bërë me dije......
Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? - Përmirësohet besimi në ekonomi. Tregtia, industria dhe ndërtimi, sektorët më optimistë
Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë,......
“Kërkime për minerale kritike në Shqipëri” - Ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin, risi edhe për rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......
Rritet kërkesa e studentëve për “bujqësorin” - 74-vjetori i UBT, Rama: Do të bëhet universitet rajonal
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet universitet rajonal, me studentë nga vendi dhe rajoni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në......
Samiti BE-Ballkan Perëndimor - Liderët e rajonit do të diskutojnë në Bruksel rrugën drejt anëtarësimit
Samiti i Bashkimit Evropian, që do të mbahet të martën, më 4 nëntor, shënon një moment kyç për politikën e zgjerimit të BE-së në zemër të Evropës. Në......
Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve
Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210......
Sa është kërkesa për punonjës në turizëm? - Ozuni: Ngritja e Akademisë Turistike nuk është zgjidhje
Sektori turistik në Shqipëri po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe siç ka treguar realiteti, operatorët të kërkojnë ndihmë nga tregjet......





