Shqipëria Postuar më 3 Nëntor 2025, 18:26

Kushtetuesja: Erion Veliaj mbetet në krye të Bashkisë së Tiranës, “rrëzohet” Presidenti Begaj

Nga SCAN TV

Kushtetuesja: Erion Veliaj mbetet në krye të Bashkisë së

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Më 31 tetor, Gjykata Kushtetuese zhvilloi për 7 orë një sencë për këtë çështje, ku Erion Veliaj u përball me përfaqësuesit e kryeministrisë dhe presidencës, që kishin firmosur e para shkarkimin e tij dhe e dyta dekretin për zgjedhje vendore në Tiranë. 

Erion Veliaj i kishte ankimuar në Kushtetuese këto dy vendimarrje që më 25 shtator 2025. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat