“Pensionistët, 10 mijë deri 15 mijë lekë bonus” - Malaj: Ndarja me dy kategori. Buxheti 2026, përgjigje për rritjen e pensioneve

Bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar, duke u ndarë në 2 kategori sipas masës së pensionit. Gjithçka është bërë me dije nga ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë diskutimit në komisionet parlamentare të Aktit Normativ për ndryshimin e buxhetit 2025.
"Për të gjithë ata pensionistë, të cilët kanë një pension mujor deri në 20.000 lekë të reja, pra 200.000 lekë të vjetra, do të përfitojnë një bonus 15.000 lekë.
Dhe për gjithë ata pensionistë, të cilët kanë një pension mbi 20.000 lekë të reja, apo mbi 200.000 lekë të vjetra, do të marrin një bonus prej 10.000 lekë", tha Malaj.
Deputetët e opozitës ngritën pikëpyetje në lidhje me rritjen reale të pensioneve, teksa Malaj tha se përgjigjet do të merren me buxhetin e vitit 2026, duke lënë të kuptohet se do të ketë rritje të masës së përfitimit.
"Përsa i përket politikave të kësaj qeverie në lidhje me pensionet, ashtu si kundër dhe i'u është premtuar gjithë qytetarëve shqiptarë, deri në fund të mandatit, kjo qeveri do të çojë pensionin mesatar minimal në shumën 200 euro dhe pensionin mesatar urban rreth 400 euro. Qeveria në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave jemi duke punuar dhe besoj në lidhje me këtë pyetje, përgjigje do të merrni me buxhetin e vitit 2026, në mënyrë që të bëni dhe vlerësimet tuaja nëse ne po ndërmarrim, apo jo masa në lidhje me këtë pikë", u shpreh ministri.
Akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 përcakton rritjen e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë, si dhe rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë.
Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? - Përmirësohet besimi në ekonomi. Tregtia, industria dhe ndërtimi, sektorët më optimistë
Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë,......
“Kërkime për minerale kritike në Shqipëri” - Ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin, risi edhe për rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......
Rritet kërkesa e studentëve për “bujqësorin” - 74-vjetori i UBT, Rama: Do të bëhet universitet rajonal
Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bëhet universitet rajonal, me studentë nga vendi dhe rajoni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama teksa mori pjesë në......
Samiti BE-Ballkan Perëndimor - Liderët e rajonit do të diskutojnë në Bruksel rrugën drejt anëtarësimit
Samiti i Bashkimit Evropian, që do të mbahet të martën, më 4 nëntor, shënon një moment kyç për politikën e zgjerimit të BE-së në zemër të Evropës. Në......
Doganat mbledhin 210 milionë euro në Tetor - Rriten zhdoganimet e karburanteve dhe cigareve
Administrata Doganore ka mbyllur muajin tetor të vitit 2025 me perfomancë financiare pozitive, duke realizuar 21 miliardë lekë të ardhura apo rreth 210......
Sa është kërkesa për punonjës në turizëm? - Ozuni: Ngritja e Akademisë Turistike nuk është zgjidhje
Sektori turistik në Shqipëri po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe siç ka treguar realiteti, operatorët të kërkojnë ndihmë nga tregjet......
Një Tiranas mban 1.1 mln lekë në depozita bankare - Kryeqyteti, kursimet më të larta mesatare për frymë. Elbasani, i fundit në vend
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e......
Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve
Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for......





