Tetori "thyen" turizmin/ 22 mijë më pak të huaj se në vitin 2019-të, por në total për 10 muajt e parë, rekord historik

Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në territorin e Shqipërisë vijojnë në tendencë rritëse edhe përgjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Hyrjet e shtetasve gjithsej në territorin shqiptar për muajin tetor të vitit 2022, janë 754.385. Ky tregues rezulton me një rritje 25,4 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” sinjalizojnë rritje me 22.3% të hyrjeve të shtetasve të huaj, krahasuar me muajin tetor të vitit 2021. Gjatë kësaj periudhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 365,227, ndërkohë që përgjatë tetorit të vitit të kaluar regjistroheshin 298,712 hyrje nga shtetas të huaj. Në tetor nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 2,2 herë dhe Anglia me 50,5 %, krahasuar me tetorin e vitit 2021. Pavarësisht rritjes vjetore, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e shqipërisë për tetorin nuk ka mundur të tejkalojë tetorin e vitit 2019-të. Gjatë 2019-ës regjistroheshin 387,152 hyrje, ndërkohë në tetorin e këtij viti regjistrohen 365,227 hyrje nga të huajt.
Rritje e numrit të hyrjeve regjistrohet edhe nëse do të flisnim me terma dhjetëmujorësh. Sipas shifrave, përgjatë periudhës janar-tetor numri gjithsej i hyrjeve u regjistrua në rreth 11.2 mln, ku nga këto 6.7 mln janë hyrje nga shtetas të huaj, duke u rritur me 31.2%, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit 2021. Nëse do të flasim po për të njetën periudhë të vitit 2019-të numri i hyrjeve gjithsej gjatë dhjetë muajve ka ndryshuar nga 10.5 mln në 11.2 mln duke u rrtiur me 6.8%. Gjatë dhjetëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6%, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3%.
Daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit tetor të këtij viti regjistrojnë po ashtu rritje me 26.3%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë regjistruar në 393,300, ndërkohë që daljet gjithsej po përgjatë të njejtës periudhë janë 749,252. Numri i shtetasve gjithsej të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit të viti 2022, është 11,498,375, duke u rritur 36.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sondazh

OKB: Shqipëria, e para në botë për turizmin/ Rimëkëmbja nga pandemia, 18% më shumë turistë këtë vit, krahasuar me 2019-tën
Shqipëria është destinacioni turistik me rimëkëmbjen më të lartë në botë të turizmit pas pandemisë, thotë Organizata Botërore e Turizmit, një agjenci e......

Shqiptari i Kosovës vs shqiptari i Shqipërisë/ "Kosovari" është më i ri, martohet më shpejt, paguhet më shumë, por jeton më pak
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” por edhe të “Agjencisë së Statistikave të Kosovës” për të krahasuar profilin e një shqiptari......

Bien lejet e ndërtimit me 39% - Tirana, Durrësi, Korça zënë 69% të totalit. Berati me rritjen më të madhe
Shifrat e publikuara së fundmi nga “Instituti i Statistikave” për tremujorin e tretë të vitit 2022, tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit ka pësuar rënie......

Sa mirë qeveriset Shqipëria? BERZH: Më keq se Kosova, e parafundit në rajon, lë pas vetëm Bosnje Hercegovinën
Strategjia fiskale, diversifikimi i energjisë së rinovueshme dhe mjedisi i biznesit janë tre prioritetet kryesore të Shqipërisë sipas “Bankës Europiane për......

Eurostat "zbret" inflacionin/ Indeksi i Harmonziuar i Çmimeve të Konsumit, 8% rritje vjetore në Shqipëri
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar te Çmimeve të Konsumit për muajin tetor, që fiksohet në 8%. Ky indeks vlerësohet nga Instat për të......

Produktet e shportës janë shtrenjtuar me 18% - Renditja e tyre sipas çmimit që kishin vjet, dhe çmimit që kanë sot
“Scan Intel” ka siguruar nga Instituti i Statistikave disa të dhëna shtesë në lidhje me rritjen e çmimeve, ku rezultojnë çmimet e detajuara për 45 produkte......

Në jug të Shqipërisë, jeta është më e shkurtër/ EUROSTAT: 7 vite më e shkurtër se në BE, ndërsa në qendër dhe veri jetohet më gjatë. Femrat kanë në "dispozicion" 4 vite më shumë
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, që është numri mesatar i viteve që një i porsalindur pritet......

Shtatori, rekord turistësh në pesë vitet e fundit/ 39.7% më shumë krahasuar me një vit më parë, rriten edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese janë në rritje edhe për shtatorin e këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të bëra publike nga “Instituti i......