Mishi sintetik në treg - Pas 15 vitesh do të kalojë atë tradicional!

Qofte, mish për hamburgerë, salçiçe. Por edhe pije soje apo bajame. Sot, proteinat bimore kanë vlerën e 34% të tregut europian. Por në rreth pesëmbëdhjetë vjet parakalimi do të jetë realitet: mishi tradicional do të vlejë vetëm 40% të konsumit global, 60% e mbetur do të përbëhet nga dy të tretat me proteinat me bazë bimore dhe një e treta nga mishi sintetik. Me pak fjalë, revolucioni në pjatë është shumë pranë.
Parashikimet vijnë nga Porsche Consulting. Për sa i përket cmimit, proteinat bimore janë tashmë konkurruese në krahasim me mishin dhe qumështin tradicional. Për mishin sintetik, nga ana tjetër, do të duhet të pritet edhe disa vite, edhe nëse laboratorët po punojnë tashmë për të arritur objektivin prej 20 euro për kilogram. Produktet me bazë bimore po rriten tashmë me një ritëm të përshpejtuar: në Europë, midis 2020 dhe 2023, tregu i pijeve bimore u rrit me 68% dhe ai i qofteve dhe mishit për hamburgerë ‘të gjelbër’ me 88%.
Nga ana e saj, bota e proteinave 2.0 – qofshin ato bimore apo sintetike – ka kartën e qëndrueshmërisë. Porsche Consulting llogarit gjithmonë se prodhimi i mishit dhe produkteve tradicionale të qumështit zë rreth një të tretën e tokës së banueshme globalisht. Mishi dhe qumështi janë përgjegjës për 80% të emetimeve totale të CO2 nga prodhimi i ushqimit. Në të kundërt, mishi nga perimet redukton emetimet në atmosferë midis 30 dhe 90%, kursen midis 72 dhe 99% të ujit dhe konsumon 90% më pak tokë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Eurozona, ende në gjendje alarmi - Inflacioni nuk është ulur ndjeshëm
Pas një daljeje dinamike nga pandemia, Europa u godit rëndë nga pasojat ekonomike të pushtimit rus të Ukrainës. Rritja u ngadalësua ndjeshëm dhe inflacioni u......

Cilat bashki kanë “vjelur” më shumë para’ nga ndërtimet? - U mblodhën 10.1 miliardë lekë gjatë 2022-shit, rritje me 7.2%
Taksa e ndikimit në infrastrukturë zë peshën kryesore në totalin e të ardhurave që arkëtojnë bashkitë të vend. Por si ka qenë ecuria e pushtetit vendor në......

Janë kompensuar vetëm 398 pronarë, presin 26 mijë - Raporti zyrtar: Po përfundon afati 10-vjeçar për kompensimin financiar, apo fizik
Në një raport të depozituar në Kuvend, Avokati i Popullit ngre kritika të forta mbi procesin e kompensimit të pronarëve, i cili sipas ligjit të vitit 2015......

“Zgjerohet” Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme - Në prill u shtua me 896.2 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave
Në prill 2023, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u shtua me 896.2 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, pas derdhjes së......

“Vjosa n’Fest”, përtej çdo pritshmërie - Festivali maratonë, Ndoj: 12.000 vizitorë në 3 ditë, kontribut në zhvillimin e turizmit
Rreth 12 mijë vizitorë iu bashkuan festivalit 3-ditor “Vjosa n’Fest”, duke tejkaluar çdo pritshmëri të “Tirana Ekspres”, që për të dytin vit radhazi organizoi......

Rënie e porosive industriale në Gjermani - Më i dëmtuari sektori i mjeteve ajrore dhe hapësinore
Porositë industriale në Gjermani shënuan minus 10.7% në mars, siç raportohet nga të dhënat e publikuara nga Enti Federal i Statistikave. Kjo është shifra......

Kërkesa për gaz në BE - Gjatë vitit 2022 u shënua ulje prej 13.2%
Në vitin 2022, kërkesa për gaz natyror në BE u ul me 13.2 % krahasuar me vitin 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Shifrat janë në nivelin e......

Arabia Saudite, paga të “arta” për drejtuesit e bankave - Synimi i Riadit është zhvillimi i madh i sektorit financiar
Ndërsa grupet e mëdha bankare dhe gjigantët e teknologjisë në Perëndim po vendosin për pushime masive nga puna dhe reduktime pagash, vendet e punës në banka......