Miratohet rritja e pensioneve me 8.6% - Vendimi kalon për miratim në Këshillin e Ministrave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, drejtoi mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6%.
Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje. Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi.
Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës.
Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.
Këshilli Administrativ, në nisje të mbledhjes së mbajtur më 19 shtator 2023 zgjodhi si kryetar Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
SCAN
Sondazh

'Pasagjerët mund të lëvizin pa nevojën e pasaportave' - Ky aeroport së shpejti do jetë “passport-free”!
Udhëtimi nëpër një nga aeroportet më të mira në botë do të bëhet edhe më i qetë vitin e ardhshëm. Duke filluar nga viti 2024, zyrtarët thonë se aeroporti......

Tregtia me Kosovën, “eklipson” rajonin - Pavarësisht kursit të këmbimit, rritje në sasi dhe vlerë
Zhvlerësimi i euros ka dhënë efekt direkt në tregtinë e jashtme me rajonin, duke bërë që të rritet sasia e mallrave të shkëmbyera mes vendeve, por të ulet......

“Pagesa cash dhe “fshehje” lojtarësh në bastet online” - Shyti: Nëse doni ligjshmëri, mos penalizoni kompanitë që ishin
Kompanitë që më parë kanë qenë pjesë e tregut të basteve sportive kanë rezerva mbi projektligjin e hartuar nga qeveria për formalizimin e kësaj......

KESH blen rreth 4.1 milionë euro energji në bursë - Procedura është bërë për datat 18 deri në 24 shtator. U siguruan 42 mijë MWh
Si pasojë e tejzgjatjes së motit të thatë, Korporata Elektronenergjetike Shqiptare është detyruar të blejë këtë javë në bursë 42 mijë MWh energji për një vlerë......

Harta e vlerës së tokës, tjetër metodologji brenda 2025 - Vendim i ri i qeverisë brenda dy viteve të ardhshëm
Qeveria po planifikon një tjetër metodologji për llogaritjen e cmimeve të vlerës së tokës në vend. Ajo do të jetë gati brenda vitit 2025, së bashku me një......

Sa përdoret teknologjia në bizneset shiptare? - Vetëm 30% e të punësuarve përdorin kompjuterin për qëllime pune
Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023 janë rritur me ritme shumë të ngadalta nëse do ta......

Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më pak - Analiza e shifrave/ Këtë vit importuam mesatarisht 6-8 mijë kilogramë në muaj
Çmimet e gurëve të çmuar kanë njohur rënie në botë këtë vit; një rënie nga e cila duket se po përfiton edhe Shqipëria. Shkak i rënies së çmimit është prodhimi......

Çmimet në Shqipëri, më të ulëta se Europa! - Inflacioni rezultoi 4,7% në gusht sipas metodës së Eurostat
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht ka vijuar prirjen rënëse. Nga 5% që ishte në korrik, në muajin e tetë të vitit regjistroi nivelin......