Harta e vlerës së tokës, tjetër metodologji brenda 2025 - Vendim i ri i qeverisë brenda dy viteve të ardhshëm

Qeveria po planifikon një tjetër metodologji për llogaritjen e cmimeve të vlerës së tokës në vend. Ajo do të jetë gati brenda vitit 2025, së bashku me një planveprimi të detajuar për të luftuar korrupsionin në zyrat kadastrale.
Planet janë publikuar në dokumentin e Masave Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës, të nxjerrë për konsultim publik nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Në dokument përcaktohet se plani i veprimit kundër korrupsionit për Kadastrën miratuar brenda vitit 2025. “Reduktim i ndjeshëm i rasteve korruptive në shërbimet e lidhura me regjistrimin e pronës brenda vitit 2025”, përcakton një prej masave prioritare.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave për metodologjinë e llogaritjes së çmimeve të vlerës së tokës dhe për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë miratuar brenda vitit 2025”, thekson më tej dokumenti, ku zbardhet edhe një tjetër afat që u intereson shumë shqiptarëve dhe ka të bërë me procesin e digjitalizimit të arivave kadastrale.
“Dixhitalizimi i procesit të regjistrimit të pronës ka përfunduar brenda vitit 2030”, përcaktohet në dokumentin e Ministrisë së Drejtësi.
Ndërkohë që edhe kompensimi financiar i pronarëve duket se do të jetë një proces që do zgjatet përtej kufijve aktualë ligjorë. Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030.
Por nga ana tjetër, të gjithë proceset kalimtarë të pronësisë duket se do të shtyhen të paktën deri në fund të kësaj dekade. “Progres thelbësor në proceset kalimtare të pronësisë brenda vitit 2030”, përcaktohet në dokumentin e msave prioritare të shtetit të së drejtës, ku parashikohet funksionimi efikas dhe procesi i regjistrimit të pronës bazuar në integritet i siguruar brenda vitit 2030.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sa përdoret teknologjia në bizneset shiptare? - Vetëm 30% e të punësuarve përdorin kompjuterin për qëllime pune
Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023 janë rritur me ritme shumë të ngadalta nëse do ta......

Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më pak - Analiza e shifrave/ Këtë vit importuam mesatarisht 6-8 mijë kilogramë në muaj
Çmimet e gurëve të çmuar kanë njohur rënie në botë këtë vit; një rënie nga e cila duket se po përfiton edhe Shqipëria. Shkak i rënies së çmimit është prodhimi......

Çmimet në Shqipëri, më të ulëta se Europa! - Inflacioni rezultoi 4,7% në gusht sipas metodës së Eurostat
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht ka vijuar prirjen rënëse. Nga 5% që ishte në korrik, në muajin e tetë të vitit regjistroi nivelin......

Procedura e sistemit të ri – Gjobat rrugore tani në e-Albania nëpërmjet mesazhit në telefon
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail,......

Si Arabia Saudite po kërcënon rendin botëror të futbollit, pasi shpenzoi 1 miliard dollarë për blerjen e afro 100 lojtarëve?!
Kur klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal thuhet se planifikoi një ofertë prej 1.1 miliardë dollarësh për të nënshkruar me superyllin francez të futbollit Kylian......

Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për disa shtesa dhe......

Varësia prej dekadash e tregjeve të naftës nga Kina mund të marrë fund së shpejti!
Kërkesa e Kinës për naftë mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës dhe me rimëkëmbjen e saj ekonomike ende në harresë, a mund të vazhdojnë tregjet globale......

Champions League, sfida është edhe financiare - Manchester City, në krye sa i përket vlerës së tregut
Kanë nisur ndeshjet e para të Champions League 2023-2024, ku 32 skuadra garojnë në 8 grupe. Pas fitores sezonin e kaluar, Manchester City i Pep Guardiolës......