Sa përdoret teknologjia në bizneset shiptare? - Vetëm 30% e të punësuarve përdorin kompjuterin për qëllime pune
Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023 janë rritur me ritme shumë të ngadalta nëse do ta krahasonim me një vit më parë. Sipas të dhënave të ‘Institutit të Statistikave’, mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit në ndërmarrje, punonjësit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 29.9% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29.2% që rezultuan në vitin 2022. Pra, rritja është modeste me vetëm 0.7 pikë përqindje.
Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023, përfaqësojnë 99.1% të ndërmarrjeve, nga 98.7% që rezultuan në vitin 2022. Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 28.4%, nga 26.3% që rezultoi në vitin 2022.
Por në cilin aktivitet ekonomik është përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter për qëllime pune? Sipas INSTAT përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72.3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64.9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56.3%.
Nga të dhënat e reja për vitin aktual, 14.8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31.7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30.7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25.7%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më pak - Analiza e shifrave/ Këtë vit importuam mesatarisht 6-8 mijë kilogramë në muaj
Çmimet e gurëve të çmuar kanë njohur rënie në botë këtë vit; një rënie nga e cila duket se po përfiton edhe Shqipëria. Shkak i rënies së çmimit është prodhimi......

Çmimet në Shqipëri, më të ulëta se Europa! - Inflacioni rezultoi 4,7% në gusht sipas metodës së Eurostat
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht ka vijuar prirjen rënëse. Nga 5% që ishte në korrik, në muajin e tetë të vitit regjistroi nivelin......

Procedura e sistemit të ri – Gjobat rrugore tani në e-Albania nëpërmjet mesazhit në telefon
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail,......

Si Arabia Saudite po kërcënon rendin botëror të futbollit, pasi shpenzoi 1 miliard dollarë për blerjen e afro 100 lojtarëve?!
Kur klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal thuhet se planifikoi një ofertë prej 1.1 miliardë dollarësh për të nënshkruar me superyllin francez të futbollit Kylian......

Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për disa shtesa dhe......

Varësia prej dekadash e tregjeve të naftës nga Kina mund të marrë fund së shpejti!
Kërkesa e Kinës për naftë mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës dhe me rimëkëmbjen e saj ekonomike ende në harresë, a mund të vazhdojnë tregjet globale......

Champions League, sfida është edhe financiare - Manchester City, në krye sa i përket vlerës së tregut
Kanë nisur ndeshjet e para të Champions League 2023-2024, ku 32 skuadra garojnë në 8 grupe. Pas fitores sezonin e kaluar, Manchester City i Pep Guardiolës......

Stoku i borxhit global kap rekord të ri në vitin 2023: Prek shifrën e 307 trilion dollarë!
Stoku i borxhit global u rrit me 10 trilion dollarë në gjysmën e parë të 2023, duke e çuar atë në një rekord të ri prej 307 trilionë dollarësh, sipas një......