Çmimet në Shqipëri, më të ulëta se Europa! - Inflacioni rezultoi 4,7% në gusht sipas metodës së Eurostat
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht ka vijuar prirjen rënëse. Nga 5% që ishte në korrik, në muajin e tetë të vitit regjistroi nivelin 4,7%. Shifrat e mësipërme rezultojnë sipas llogaritjeve me metodën e Eurostat, pasi sipas INSTAT, për gushtin inflacioni në bazë vjetore ishte më i ulët, në nivelin prej 4%.
Rritja më e madhe e çmimeve gjatë muajit gusht, që kulmoi edhe më boom-in e turizmit në vend, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,64%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,62% dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,38%. Ndërkohë, që grupet e tjera regjistruan rritje të papërfillshme të çmimeve. Nga ana tjetër, ashtu si në korrik edhe gjatë muajit gusht, çmimet e grupit të transportit regjistruan ulje me 0,5%
Krahasuar me mesataren e eurozonës, prej 5,2% Shqipëria rezulton me normë inflacioni më të ulët, ashtu si edhe me mesataren e Bashkimit Europian që ishte 5,9%, vendi ynë ka normë më të ulët dhe qendron në vendin e 20-të ndër 27 shtetet anëtare të bllokut.
Çmimet në Shqipëri rezultojnë më të ulta krahasuar me vende të tilla si Franca, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Greqia, Italia, Austriaetj. Ndërsa, nga ana tjetër, Suedia, Holanda, Qipro, Belgjika, Spanja, apo Danimarka kanë çmime më të lira se vendi ynë.
Hungaria vijon të jetë vendim me çmime më të shtrenjta në Europë, ku për gushtin inflacioni u regjistrua në nivelin 14.2%.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Procedura e sistemit të ri – Gjobat rrugore tani në e-Albania nëpërmjet mesazhit në telefon
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail,......

Si Arabia Saudite po kërcënon rendin botëror të futbollit, pasi shpenzoi 1 miliard dollarë për blerjen e afro 100 lojtarëve?!
Kur klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal thuhet se planifikoi një ofertë prej 1.1 miliardë dollarësh për të nënshkruar me superyllin francez të futbollit Kylian......

Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për disa shtesa dhe......

Varësia prej dekadash e tregjeve të naftës nga Kina mund të marrë fund së shpejti!
Kërkesa e Kinës për naftë mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës dhe me rimëkëmbjen e saj ekonomike ende në harresë, a mund të vazhdojnë tregjet globale......

Champions League, sfida është edhe financiare - Manchester City, në krye sa i përket vlerës së tregut
Kanë nisur ndeshjet e para të Champions League 2023-2024, ku 32 skuadra garojnë në 8 grupe. Pas fitores sezonin e kaluar, Manchester City i Pep Guardiolës......

Stoku i borxhit global kap rekord të ri në vitin 2023: Prek shifrën e 307 trilion dollarë!
Stoku i borxhit global u rrit me 10 trilion dollarë në gjysmën e parë të 2023, duke e çuar atë në një rekord të ri prej 307 trilionë dollarësh, sipas një......

Shkëmbimet tregtare – 72.7% e eksporteve shkojnë drejt vendeve të BE-së
Instat ka publikuar raportin mbi tregtinë e jashtme ku referuar të dhënave, për periudhën janar – gusht të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë......

Europa shpenzoi më shumë për rrugë sesa hekurudha në 25 vitet e fundit: Këto 10 vende e kundërshtuan trendin!
Një raport i ri i realizuar së fundmi ka zbuluar se si vendet europiane po ndërtojnë më shumë rrugë se sa hekurudha. Rrjeti hekurudhor i Europës ka rënë në......