Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2023, 11:12

Shkëmbimet tregtare – 72.7% e eksporteve shkojnë drejt vendeve të BE-së

Nga SCAN TV
Shkëmbimet tregtare – 72.7% e eksporteve shkojnë drejt vendeve

Instat ka publikuar raportin mbi tregtinë e jashtme ku referuar të dhënave, për periudhën janar – gusht të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.7 % të eksporteve në total dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.5 % të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29.4 %, Kina me 7.8 %, Turqia me 6.8 % dhe Greqia me 6.7 %.

Gjatë kësaj periudhe vendet me të cilat Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me 11 %, Gjermania me 28.3 % dhe Kina me 23.2 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova me 10 %, Greqia me 17.1 % dhe Spanja me 9.9 %.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë këtij tetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 3.8 %, Turqia me 21.1 % dhe Greqia me 22.5 %.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kina me 31.5 %, Gjermania me 9.5 % dhe Zvicra me 78 %.

N.Xh / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......