Borxhi kombëtar në SHBA shënon rekord - Për herë të parë kalohet pragu prej 33 trilionë dollarë

Borxhi kombëtar i SHBA-së shënoi një moment historik duke kaluar 33 trilionë dollarë për herë të parë, më pak se dy javë përpara se qeveria federale të përballet me një mbyllje të mundshme për shkak të mungesës së autorizimit të financimit.
Borxhi, i cili është i barabartë me shumën e parave të huazuara nga qeveria federale për të mbuluar shpenzimet operative, arriti në 33.04 trilionë dollarë, sipas të dhënave zyrtare të Departamentit të Thesarit.
Një rritje afërsisht 50% e shpenzimeve federale midis 2019-ës fiskale dhe 2021-it fiskal kontribuoi në 33 trilionë dollarë borxh. Uljet e taksave, programet stimuluese dhe ulja e të ardhurave tatimore si rezultat i papunësisë së përhapur gjatë pandemisë Covid-19 ishin faktorë që çuan huamarrjen e qeverisë në nivele të reja.
Çështja e borxhit është në qendër të një situate të bllokuar në kongresin amerikan për një projekt-ligj shpenzimesh që do të mbështeste qeverinë deri në ciklin e ardhshëm të financimit.
Ligjvënësit republikanë po bëjnë presion për më pak shpenzime, ndërsa demokratët mbështesin programet e presidentit amerikan Joe Biden, siç është ‘Akti i Reduktimit të Inflacionit’, i cili vlerësohet të kushtojë më shumë se 1 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme, sipas një modeli buxhetor të Universitetit të Pensilvanisë.
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të dielën projektligjin e tyre për të financuar qeverinë deri më 31 tetor në këmbim të një shkurtimi prej 8% në programet e brendshme me përjashtime për sigurinë kombëtare.
Por ky projektligj nuk pritet të kalojë në Senatin e kontrolluar nga demokratët. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se rritja e borxhit ishte nxitur nga triliona dollarë në uljet e taksave republikane “duke anuar ndaj korporatave të pasura dhe të mëdha” gjatë 20 viteve të fundit. Kongresi ka afat deri më 30 shtator për të miratuar një projektligj për shpenzimet.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Hoteli më i mirë në botë është italian: “Villa Passalacqua” në Liqenin e Comos!
Është italian hoteli më i mirë në botë sipas listës së ‘50 hoteleve më të mirë në botë’, një klasifikim i vecantë i hartuar nga 580 ekspertë të hoteleve......

Rriten regjistrimet e automjeteve në Europë - Pjesa më e madhe janë elektrike dhe të kompanive
Të dhënat për regjistrimet e makinave në Europë, në zonën e BE-së, EFTA dhe Britaninë e Madhe, tregojnë për një rritje prej 20.7% krahasuar me të njëjtën......

Në prag të Ministerialit të Ekonomisë: Mete takon Ambasadoren e Francës, mbështetje për Shqipërinë!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard, në pararendje të Ministerialit të......

Farmacia robotike plotësisht autonome që mund të revolucionarizojë mjekësinë!
Kjo farmaci robotike pa pilot nga Estonia mund të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor dhe mjekësinë jashtë orarit në të gjithë Europën. Flitet për Grab2Go......

Bien sërish valutat kryesore – Dobësohen ndjeshëm Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në kuota të qëndrueshme por disi i dobësuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 99 lekë dhe është shitur me 100......

Gjermania dhe Franca propozojnë reformën e BE-së ndërsa blloku përgatitet për anëtarët e rinj!
Franca dhe Gjermania të martën do të paraqesin fjalimin e tyre të përbashkët se si BE-ja mund të përshtatet me anëtarët e rinj gjatë një takimi të ministrave......

Tarifat e vizave në Mbretërinë e Bashkuar po rriten: Ja çfarë duhet të dini!
Nëse po kërkoni të aplikoni për një vizë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt, ajo mund të kushtojë më shumë sesa mund të prisni. Vendi po rrit......

Eksportuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit - Tregtia e jashtme/ Zusi: Janë ndezur “llambat e kuqe” të ekonomisë
Eksportuesit kërkojnë nga shteti ndërhyrje emergjente për të ndalur rënien e tregtisë së jashtme. Në një intervistë për SCAN TV, kreu i shoqatës së......