Champions League, sfida është edhe financiare - Manchester City, në krye sa i përket vlerës së tregut
Kanë nisur ndeshjet e para të Champions League 2023-2024, ku 32 skuadra garojnë në 8 grupe. Pas fitores sezonin e kaluar, Manchester City i Pep Guardiolës konsiderohet si kandidati kryesor për fitoren, pasuar nga Bayern Munich, Real Madrid, PSG dhe Barcelona.
Megjithatë, ekziston një garë tjetër, ajo financiare. Renditja është kryer nga SportingPedia, që shqyrtoi vlerat e tregut të çdo ekipi pjesëmarrës dhe aksionet e tyre përkatëse në vlerën totale të grupit në të cilin do të luajnë.
Raporti i SportingPedia arrin në përfundimin se skuadrat që konsiderohen si favoritë nga kompanitë e basteve janë të njëjtat që kryesojnë grupet edhe për sa i përket fuqisë financiare. Manchester City, PSG dhe Arsenali kalojnë vlerën 1 miliardë euro, me Real Madridin pak më poshtë me 991 milionë euro, i ndjekur nga Bayern me 897.1 milionë dhe Barcelona me 814.3 milionë.
Në sezonin 2023/24 të Champions League, dallohen grupet F me PSG në krye dhe A me Bayern), të dyja me një vlerë totale tregu prej më shumë se 2 miliardë euro. Në grupin F skuadrat pjesëmarrëse kanë vlera më të balancuara në treg, krahasuar me ato të grupit A.
Në grupin F, PSG me një vlerësim prej 1 miliard e 80 milionë euro ka peshën më të madhe me 40.4% të totalit, ndërsa skuadra me vlerën më të ulët, Borussia Dortmund, mban 17.5% me 467 milionë euro. Në mes janë Newcastle me 598 milionë (22.4% e vlerës së të gjithë grupit) dhe Milani me 529.15 milionë (19.8%).
Në grupin A, Bayern Munich me 43% dhe Manchester United me 42.3% duken më të fortë në krahasim me Galatasaray (245.75 milionë euro) dhe Kopenhagen (62.65 milionë euro). Danezët përfaqësojnë vetëm 3% të vlerës totale financiare të grupit, që është gjithashtu pjesa më e ulët e të gjitha grupeve.
Në grupin C, vlera financiare e Real Madrid është e padiskutueshme, e vlerësuar në 991 milionë euro zë 52,5%, ndërsa Napoli vlen pothuajse sa gjysma me 577,65 milionë euro, ose 30,6% të grupit. Më pas vijnë në rend kronologjik Union Berlin dhe Braga.
Më i ekuilibruar paraqitet grupi E, me Atletico Madrid që mban kreun me 442 mln euro, ose 42% të grupit, më pas Lazio me 284,58 milionë euro (27%), ndjekur nga Feyenoord (204.73 milionë e barabartë me 19.5%) dhe Celtic (121.25 milionë, ose 11.5%).
I pari në një grup shumë të balancuar D është Interi me një vlerë tregu prej 523.35 milionë euro (35.6%), përpara Real Sociedad (397.75 milionë), Benfica (344.5 milionë) dhe RB Salzburg (206.5 milionë).
Skuadra më e favorizuar edhe nga pikëpamja financiare, është padyshim Manchester City, i cili me vlerën e tregut prej 1 miliard e 180 milionë euro i kalon shumë skuadrat e tjera të grupit G dhe i vetëm zë 68,9% të vlerës së të gjithë grupit, ndërsa RB Leipzig me 403.1 milionë, ka një peshë specifike të barabartë me 23.5%.
Torta prej 2 miliardë eurosh tashmë është në tryezë për 32 klubet që marrin pjesë në kompeticionin më të mirë europian të futbollit. Megjitahatë, ka një pjesë të të ardhurave që mund të arrihet vetëm duke fituar në fushë dhe që vlen rreth 600 milionë euro.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Stoku i borxhit global kap rekord të ri në vitin 2023: Prek shifrën e 307 trilion dollarë!
Stoku i borxhit global u rrit me 10 trilion dollarë në gjysmën e parë të 2023, duke e çuar atë në një rekord të ri prej 307 trilionë dollarësh, sipas një......

Shkëmbimet tregtare – 72.7% e eksporteve shkojnë drejt vendeve të BE-së
Instat ka publikuar raportin mbi tregtinë e jashtme ku referuar të dhënave, për periudhën janar – gusht të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë......

Europa shpenzoi më shumë për rrugë sesa hekurudha në 25 vitet e fundit: Këto 10 vende e kundërshtuan trendin!
Një raport i ri i realizuar së fundmi ka zbuluar se si vendet europiane po ndërtojnë më shumë rrugë se sa hekurudha. Rrjeti hekurudhor i Europës ka rënë në......

Borxhi kombëtar në SHBA shënon rekord - Për herë të parë kalohet pragu prej 33 trilionë dollarë
Borxhi kombëtar i SHBA-së shënoi një moment historik duke kaluar 33 trilionë dollarë për herë të parë, më pak se dy javë përpara se qeveria federale të......

Hoteli më i mirë në botë është italian: “Villa Passalacqua” në Liqenin e Comos!
Është italian hoteli më i mirë në botë sipas listës së ‘50 hoteleve më të mirë në botë’, një klasifikim i vecantë i hartuar nga 580 ekspertë të hoteleve......

Rriten regjistrimet e automjeteve në Europë - Pjesa më e madhe janë elektrike dhe të kompanive
Të dhënat për regjistrimet e makinave në Europë, në zonën e BE-së, EFTA dhe Britaninë e Madhe, tregojnë për një rritje prej 20.7% krahasuar me të njëjtën......

Në prag të Ministerialit të Ekonomisë: Mete takon Ambasadoren e Francës, mbështetje për Shqipërinë!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard, në pararendje të Ministerialit të......

Farmacia robotike plotësisht autonome që mund të revolucionarizojë mjekësinë!
Kjo farmaci robotike pa pilot nga Estonia mund të revolucionarizojë kujdesin shëndetësor dhe mjekësinë jashtë orarit në të gjithë Europën. Flitet për Grab2Go......