Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2023, 12:06

Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320 milion lekë për përfituesit

Nga SCAN TV
Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për disa shtesa dhe ndryshime, konkretisht “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe, Tiranë, nga Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri’ dhe rikualifikimi i Unazës Lindore për lotet 4,5,6”, i ndryshuar.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 319,172,695 (treqind e nëntëmbëdhjetë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat