Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2023, 14:26

Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më pak - Analiza e shifrave/ Këtë vit importuam mesatarisht 6-8 mijë kilogramë në muaj

Nga SCAN TV
Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më

Çmimet e gurëve  të çmuar kanë njohur rënie në botë këtë vit; një rënie nga e cila duket se po përfiton edhe Shqipëria. Shkak i rënies së çmimit është prodhimi i tyre në laborator,çka ka bërë që të ulet kërkesa dhe çmimi për ata natyrale.

Scan ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme, ku rezulton se këtë vit, Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet e seksionit perla, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Këtë vit, Shqipëria ka importuar mesatarisht 6 deri në 8 mijë kilogramë në muaj me një vlerë që varion nga 300 deri në 400 milionë lekë.

Ndërkohë, vitin e kaluar, importet varionin mesatarisht 4 deri në 5 mijë kilogramë në muaj me një vlerë mesatare 180 deri në 460 milionë lekë.

Kjo tregon se këtë vit Shqipëria ka rritur ndjeshëm peshën e blerjeve të gurëve të çmuar e bizhuterive duke mos rritur në të njëjtën mënyrë sasinë e parave të paguara për importin e tyre.

Arsyeja e rënies së çmimit të diamanteve globalisht vlerësohet se vjen si rrjedhojë e boomit të diamantëve sintetikë, të prodhuara në laboratorë por që janë identikë me ata natyralë por me çmime shumë më të ulëta. Ky vit vlerësohet si një vit kthesë në këtë industri. Tregu global I diamantëve sintetikë vlerësohet se arrin në më shumë se 14 miliardë dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat