KESH blen rreth 4.1 milionë euro energji në bursë - Procedura është bërë për datat 18 deri në 24 shtator. U siguruan 42 mijë MWh
Si pasojë e tejzgjatjes së motit të thatë, Korporata Elektronenergjetike Shqiptare është detyruar të blejë këtë javë në bursë 42 mijë MWh energji për një vlerë rreth 4.1 milionë euro. Është vetë KESH që bën me dije se çmimi mesatar për këtë blerje rezultoi 98,96 euro për MWh.
Blerja është bërë për datat 18 deri në 24 shtator dhë është një ndër blerjet e pakta të KESH për këtë vit, falë situatës së mirë hidrike që ka mbajtur lart nivelet e baseneve të hidrocentraleve. Procedurat e fundit të zhvilluara nga KESH sa i takonin blerjes së energjisë i përkasin fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit kur u pagua afërisht e njëjta sasi parash.
Si rrjedhojë e situatës së mirë hidrike kryesisht në Kaskadën e Drinit gjatë gjysmës së parë të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arkëtoi 40.4 mln euro nga shitja e energjisë. Çmimi mesatar me të cilin u shit energjia përgjatë periudhës janar – qershor arriti në 82.92 euro/mËh.
Sipas të dhënave zyrtare, uji në liqenin e Fierëz arriti mbi nivelet historike përgjatë periudhës janar – qershor të këtij viti. Vetëm në muajin qershor niveli në këtë liqen arriti në 296.3 m apo 7 metra më shumë se mesatarja historike, si dhe duke tejkaluar edhe maksimalen që është shënuar për këtë muaj në 30 vitet e fundit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Harta e vlerës së tokës, tjetër metodologji brenda 2025 - Vendim i ri i qeverisë brenda dy viteve të ardhshëm
Qeveria po planifikon një tjetër metodologji për llogaritjen e cmimeve të vlerës së tokës në vend. Ajo do të jetë gati brenda vitit 2025, së bashku me një......

Sa përdoret teknologjia në bizneset shiptare? - Vetëm 30% e të punësuarve përdorin kompjuterin për qëllime pune
Të punësuarit të cilët kanë përdorur kompjuterin me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023 janë rritur me ritme shumë të ngadalta nëse do ta......

Shqipëria rrit ndjeshëm importet e diamanteve, por i paguan më pak - Analiza e shifrave/ Këtë vit importuam mesatarisht 6-8 mijë kilogramë në muaj
Çmimet e gurëve të çmuar kanë njohur rënie në botë këtë vit; një rënie nga e cila duket se po përfiton edhe Shqipëria. Shkak i rënies së çmimit është prodhimi......

Çmimet në Shqipëri, më të ulëta se Europa! - Inflacioni rezultoi 4,7% në gusht sipas metodës së Eurostat
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin gusht ka vijuar prirjen rënëse. Nga 5% që ishte në korrik, në muajin e tetë të vitit regjistroi nivelin......

Procedura e sistemit të ri – Gjobat rrugore tani në e-Albania nëpërmjet mesazhit në telefon
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail,......

Si Arabia Saudite po kërcënon rendin botëror të futbollit, pasi shpenzoi 1 miliard dollarë për blerjen e afro 100 lojtarëve?!
Kur klubi i Arabisë Saudite Al-Hilal thuhet se planifikoi një ofertë prej 1.1 miliardë dollarësh për të nënshkruar me superyllin francez të futbollit Kylian......

Shpronsime në segmentin Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri / Rreth 320 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën për disa shtesa dhe......

Varësia prej dekadash e tregjeve të naftës nga Kina mund të marrë fund së shpejti!
Kërkesa e Kinës për naftë mund të arrijë kulmin deri në fund të dekadës dhe me rimëkëmbjen e saj ekonomike ende në harresë, a mund të vazhdojnë tregjet globale......