Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 13:28

Miliona lekë për qendrat ADISA shumëzohen me zero - Vetëm për rikonstruksionin e 5 zyrave u tenderuan 128.5 milionë lekë, iu vendos dryni nga “e-Albania”!

Nga SCAN TV

Miliona lekë të shpenzuara për ngritjen e sporteleve pritëse me 1 ndalesë nga Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), tashmë shumëzohen me zero. Për ndërtimin apo rikonstruksionin e këtyre zyrave u shpenzuan edhe miliona lekë nga paratë publike, por tashmë ato nuk janë të hapura për publikun, si pasojë e vendimit të qeverisë që përcaktoi se nga data 1 Maj, të gjitha shërbimet do të ofrohen përmes portalit e-Albania.

Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN vetëm për rikonstruksionin e zyrave në Gjirokastër, Kamëz, Elbasan, Krujë dhe Vlorë janë dhënë tender me vlerë totale prej 128.5 mln lekë. Përpara kyçjes së sporteleve, punonjësit e zyrave të ADISA asistonin qytetarët për të kryer aplikime, për kërkesa për informacion apo për regjistrimin në e-Albania.

Ndërkohë që, rikonstruksioni i qendrave vinte në kuadër të sigurimit të një shërbimi cilësor, në mënyrë të ndershme dhe etike, duke zbatuar qasjen me në qendër qytetarin. Ngritja e qendrave të ofrimit të shërbimeve publike të integruara bazohej në ndarjen efektive të Zyrave pritëse nga Zyrat Përgjegjëse të Shërbimit, përmes një sistemi menaxhimi të Cilësisë dhe Kundër Ryshfetit.

Ndërkohë që, nevoja e këtyre zyrave për qytetarët, që aktualisht po përballen me vështirësi të shumta dhe kosto të rritura, tregohet edhe nga shifrat zyrtare të bëra publike nga ky dikaster, ku rezulton se vetëm përgjatë vitit 2020 në këto sportele janë kryer 558 521 aplikime, 227 371 kërkesa për informacion, si dhe janë krijuar 88 968 llogari në e-Albania.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=ISZVlt6nZUo

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat