Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 12:23

Azilantët shqiptarë vijojnë në nivele të larta: Marsi, 108% më shumë aplikime se në vitin 2021, mbetemi të parët në rajon!

Nga SCAN TV

Përgjatë marsit të vitit 2022 duket se trendi rënës që solli pandemia për azilkërkuesit po përmbyset. Të dhënat e “Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian” (EUAA), tregojnë se në muajin mars të këtij viti janë regjistruar 984 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, nga ku 801 prej tyre janë aplikime për herë të parë, ndërsa 183 janë aplikime përsëritëse. Krahasuar me muajin mars të vitit 2021, numri i kërkesave është rritur me 108%, ose në vlerë absolute regjistrohen 511 kërkesa më shumë në një nga vendet e Bashkimit Europian. Nëse do ta krahasonim me vitin 2020, numri i aplikimeve për azil për marsin e këtij viti ka shënuar rritje me 89.9%. Shifrat tregojnë se kërkesat për azil gjatë marsit paraqiten më të larta edhe se dy muajt paraardhës për këtë vit. Në janar kanë aplikuar 968 shqiptarë për azil, ndërsa në shkurt kjo shifër ishte 913 kërkesa. Megjithëse muaji mars i këtij viti shënon rritje krahasuar me marsin e dy viteve të kaluara, të dhënat tregojnë se kjo shifër nuk ka mundur të tejkalojë marsin e vitit 2019-të, i cili ka regjistruar gjithsej 2,158 kërkesa. Pra, krahasuar me vitin 2019-të, numri i kërkesave për muajin mars të këtij viti shihet të ketë rënë me 54%...Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=MPr73RfRVr8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat