Bota Postuar më 21 Qershor 2022, 11:55

Të ardhurat nga nafta për arkën e shtetit - Rusia do të ashpërsojë politikat buxhetore për 3 vitet e ardhshme

Nga SCAN TV

Ministri rus i financave Anton Siluanov deklaroi se këtë vit Rusia do të vendosë të ardhurat nga shitja e naftës në arkën e shtetit për shpenzimet buxhetore.

Duke prezantuar planin e politikave buxhetore për tre vitet e ardhshme, Siluanov u shpreh se politika buxhetore e Rusisë do të ashpërsohet në mënyrë progresive, ndërsa do të lehtësohet politika monetare e bankës qendrore të Rusisë. Por sipas tij politikat buxhetore pritet të normalizohen në vitin 2025.

Ai shtoi se Rusia mund të ruajë paratë në rubla për pesë vitet e ardhshme duke theksuar se dollari dhe euro mund të jenë “toksikë”.

Siluanov tha gjithashtu se rregulli fiskal i qeverisë duhet të hartohet në mënyrë që të ndihmojë qeverinë të krijojë rezervat e saj dhe të stabilizojë monedhën kombëtare, e cila është forcuar në nivelet më të larta shumëvjeçare si rezultat i kontrolleve të kapitalit të vendosura nga Moska si reagim ndaj sanksioneve perëndimore.

Zyrtarët rusë aktualisht po hartojnë parametra të rinj për rregullin fiskal, i cili përcakton se si të ardhurat e mëdha të naftës dhe gazit të Moskës ndahen midis shpenzimeve buxhetore dhe kursimeve për investime.

Rusia do të rrisë shpenzimet buxhetore dhe do të kanalizojë 89 miliardë dollarë për të kufizuar ndikimin e sanksioneve perëndimore, por do të sigurohet që borxhi shtetëror të mos rritet, tha ministri i financave, duke premtuar se do të ndjekë stabilitetin makroekonomik.

Siluanov tha se objektivi kryesor është të sigurohet stabiliteti dhe besueshmëria e politikës buxhetore, duke shtuar se ishte e rëndësishme të krijoheshin kushte të qarta për bizneset dhe familjet. Por ai paralajmëroi se politikat tatimore të Rusisë mund të ndryshohen.

Rusia do të kanalizojë rreth 89.4 miliardë dollarë në veprimet prioritare për të adresuar ndikimin e sanksioneve, raportoi të hënën e përditshmja e biznesit Vedomosti, duke cituar parashikimet e reja të buxhetit të ministrisë së financave.

Por borxhi shtetëror i Rusisë nuk do të kalojë 16% të prodhimit të brendshëm bruto në 2022-2024, citoi planin buxhetor të ministrisë, agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Ei5sIB_5iCI

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat