Përdorimi i qymyrit në Austri dhe Gjermani - Të dy vendet e përdorin gjithnjë e më shumë, ambientalistët protestojnë!
Qymyri është rikthyer sërish në përdorim të gjerë kohët e fundit. Për shkak të reduktimit drastik të furnizimeve me gaz nga Rusia, qymyri në mënyrë të papritur është bërë shumë i kërkuar në Austri dhe Gjermani. Për të shmangur mungesën e energjisë, centrali i Melak, në jug të qytetit të Graz, në Austri, po përgatitet të prodhojë energji elektrike me qymyr.
Hera e fundit që ky burim energjie u përdor në central ishte në fund të marsit në vitin 2020. Ministria austriake e Ambientit në një deklaratë për mediat sqaroi se centrali po rinovohet në mënyrë që të funksionojë sërish me qymyr, në rast se do të krijohet situatë emergjente për shkak të ndërprerjes së furnizimeve. Por ajo shtoi se do të duhen disa muaj për përfundimin e tranzicionit dhe transformimit teknik.
Dhe ministria gjermane e ekonomisë synon që centralet elektrike të funksionojnë sërish me qymyr, të paktën përkohësisht. Një vendim i tillë ka shkaktuar zemërim tek ambientalistët në të dyja vendet duke paralajmëruar se do të rrafshohen fshatra të tërë për të bërë vend për centralet me qymyr. Ata akuzojnë qeveritë përkatëse se kanë braktisur objektivat për të ndaluar ngrohjen globale. Berlini pranoi se rikthimi në përdorim i qymyrit është diçka e hidhur por shumë e domosdoshme në këtë situatë emergjence.
Ministria gjermane e ekonomisë deklaroi se aktualisht objektivi është mbushja e impianteve me gaz, në mënyrë që të jenë të përgatitur për dimrin dhe të reduktohet konsumi i përgjithshëm i energjisë.
SCAN

Shitet 103,5 milionë dollarë çmimi Nobel i rusit Muratov - Paratë do të përdoren për fëmijët ukrainas që janë larguar nga vendi
Dimitri Muratov një nga fituesit e çmimit Nobel për paqen në vitin 2021, dhe botuesi i një prej gazetave më të mëdha të pavarura në Rusi, ka shitur në ankand......

Hungaria vetë-ofrohet si vend tranzit - Propozim për të mundësuar dërgimin e grurit ukrainas në vendet e treta
Betejë diplomatike në portin ukrainas të Odesës: që nga fillimi i pushtimit rus, një sasi shumë e madhe gruri – një pjesë e destinuar për vendet e treta –......

Del nga uji qyteti 3400-vjeçar si pasojë e thatësirës ekstreme!
Një qytet i gjerë 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme. Arkeologët kurdë dhe......

Makina e parë në botë me asistencë diellore është gati për prodhim - Drejtuesit mund të kalojnë muaj me vetëm një karikim! (FOTOT)
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore. Lightyear 0 do të ketë......

‘2 mijë paund bonus dhe rritje rroge’ – CEO i Rolls Royce i vjen në ndihmë punonjësve në kohë krize
Punonjësit në Rolls-Royce, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar, po marrin një bonus prej 2,000 paund dhe rritje page për të ndihmuar në......

Nis ndërtimi i qytetit lundrues për të strehuar 20 mijë njerëz! (FOTOT)
Një qytet po ngrihet nga ujërat e Oqeanit Indian. Në një lagunë bruz, vetëm 10 minuta me varkë nga Male, kryeqyteti i Maldivisë, po ndërtohet një qytet......

Një ndërtesë e papërfunduar është cilësuar si atraksioni kryesor i vitit 2022!
Solstici veror është pothuajse këtu, dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore. Një nga idetë se si t'i kalosh më mirë ato orë të ditës, është një pikë......

Pse inflacioni është relativisht i ulët në disa vende dhe i lartë në disa të tjerë?
Përballë zhurmës publike për koston e jetesës, politikëbërësit duan të vënë në dukje se rritja e çmimeve është një fenomen global. "Çdo vend në botë po merr......