Europa Postuar më 21 Qershor 2022, 11:51

Hungaria vetë-ofrohet si vend tranzit - Propozim për të mundësuar dërgimin e grurit ukrainas në vendet e treta

Nga SCAN TV

Betejë diplomatike në portin ukrainas të Odesës: që nga fillimi i pushtimit rus, një sasi shumë e madhe gruri – një pjesë e destinuar për vendet e treta – qëndron e bllokuar në një kohë që Moska dhe Kievi fajësojnë njëra – tjetrën. Por kriza ushqimore aktuale rrezikon të shndërrohet në katastrofën e shekullit.

Sipas presidentit ukrainas Zelenski, përpjekjet për të lejuar anijet të dalin nga porti, janë të vazhdueshme. Por deri tani nuk është shënuar asnjë progres pasi nuk ka siguri nga pala ruse për faktin se nuk do të sulmohen.

Mes zgjidhjeve alternative ndërkohë po mendohet dhe dërgesa me anë të trenave, por dhe Hungaria ofron territorin e saj si një itinerar të mundshëm për eksportin.

Ministria e jashtme hungareze konfirmoi se vendi është ofruar që dërgesat e grurit ukrainas për Afrikën e Veriut ose Lindjen e Mesme të kalojnë nëpërmjet territorit hungarez, madje duke ofruar dhe ndihmë teknike e logjistike.

Ndërkohë banorët e Kramatorsk, në rajonin lindor të Donbas po përpiqen të rindërtojnë normalitetin pavarësisht shqetësimeve për avancimin e trupave ruse në drejtim të tyre. Qyteti i pushtuar i Severodinjetck është vetëm 50 kilometra larg por shumë banorë janë të vendosur që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=TtsvaW-qJIc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat