Shitet 103,5 milionë dollarë çmimi Nobel i rusit Muratov - Paratë do të përdoren për fëmijët ukrainas që janë larguar nga vendi
Dimitri Muratov një nga fituesit e çmimit Nobel për paqen në vitin 2021, dhe botuesi i një prej gazetave më të mëdha të pavarura në Rusi, ka shitur në ankand medaljen e tij për shifrën rekord prej 103.5 milionë dollarë. Paratë do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve ukrainas të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.
Shuma do të menaxhohet nga UNICEF dhe do përdoret vetëm për ndihma humanitare.
“Novaia Gazeta” e Muratov, një zë shumë kritik ndaj presidentit rus Putin dhe qeverisë së tij, ndërpreu botimin në Rusi në muajin mars pas paralajmërimeve të Kremlinit për të mos raportuar për luftën në Ukrainë.
Presionet kundër shtypit të lirë në Rusi kanë qenë të vazhdueshme por janë përshkallëzuar pasi Moska dërgoi trupa ushtarake në Ukrainë. Muratov u sulmua dhe iu hodh bojë e kuqe në muajin prill.
Sipas mediave amerikane, shuma me të cilën u ble medalja e Muratov është më e larta për çdo çmim Nobel që është vënë në ankand. Medalja që konsiderohej të ishte shitur më shtrenjtë arrinte shumën 5 milion dollarë.
Muratov fitoi çmimin së bashku me Maria Resa nga Filipine për përpjekjet e tyre në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, që është dhe kushti kryesor për demokracinë dhe paqen.
Muratov ia dedikoi çmimin gjashtë gazetarëve të “Novaja Gazeta” që janë vrarë që nga viti 2000.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=uRNQ3_kaJI8
Sondazh

Hungaria vetë-ofrohet si vend tranzit - Propozim për të mundësuar dërgimin e grurit ukrainas në vendet e treta
Betejë diplomatike në portin ukrainas të Odesës: që nga fillimi i pushtimit rus, një sasi shumë e madhe gruri – një pjesë e destinuar për vendet e treta –......

Del nga uji qyteti 3400-vjeçar si pasojë e thatësirës ekstreme!
Një qytet i gjerë 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme. Arkeologët kurdë dhe......

Makina e parë në botë me asistencë diellore është gati për prodhim - Drejtuesit mund të kalojnë muaj me vetëm një karikim! (FOTOT)
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore. Lightyear 0 do të ketë......

‘2 mijë paund bonus dhe rritje rroge’ – CEO i Rolls Royce i vjen në ndihmë punonjësve në kohë krize
Punonjësit në Rolls-Royce, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar, po marrin një bonus prej 2,000 paund dhe rritje page për të ndihmuar në......

Nis ndërtimi i qytetit lundrues për të strehuar 20 mijë njerëz! (FOTOT)
Një qytet po ngrihet nga ujërat e Oqeanit Indian. Në një lagunë bruz, vetëm 10 minuta me varkë nga Male, kryeqyteti i Maldivisë, po ndërtohet një qytet......

Një ndërtesë e papërfunduar është cilësuar si atraksioni kryesor i vitit 2022!
Solstici veror është pothuajse këtu, dita më e gjatë e vitit në hemisferën veriore. Një nga idetë se si t'i kalosh më mirë ato orë të ditës, është një pikë......

Pse inflacioni është relativisht i ulët në disa vende dhe i lartë në disa të tjerë?
Përballë zhurmës publike për koston e jetesës, politikëbërësit duan të vënë në dukje se rritja e çmimeve është një fenomen global. "Çdo vend në botë po merr......

Koreja e Veriut po lufton me shpërthimin e një sëmundje të paidentifikuar zorrësh pas valës së re të Covid!
Koreja e Veriut ka dërguar ekuipazhe mjekësore dhe hetues epidemiologjikë në një provincë që po lufton me shpërthimin e një sëmundje zorrësh, njoftuan mediat......