Grevë hekurudhore në Britaninë e Madhe - 4 trena në pesë nuk do të bëjnë asnjë lëvizje
Britania e Madhe po përjeton grevën më të madhe të 30 viteve të fundit në sektorin e hekurudhave. Me mijëra anëtarë të stafit kërkojnë rritje page, siguri dhe kushte më të mira pune.
Sindikatat kërkojnë një rritje page prej 7% ndërsa kompanitë kanë rënë dakord vetëm deri në 3%, dhe vetëm me kushtin që sindikatat të pranojnë shkurtimin e vendeve të punës dhe modifikimin e orareve.
Greva ka nisur në mesnatë dhe janë përfshirë më shumë se 40 mijë persona të cilët paralajmërojnë se do të zgjasë deri të dielën, duke paralizuar në këtë mënyrë rrjetin hekurudhor. Dhe metroja e Londrës ka pezulluar çdo shërbim për shkak të grevës.
Kryeministri britanik Boris Xhonson, nën presion për të bërë më shumë për të ndihmuar familjet që të përballen me krizën ekonomike, u shpreh se greva do të dëmtojë biznese që sapo kanë filluar të rimëkëmben nga pandemia.
Sindikatat shprehen se ky është vetëm fillimi i asaj që e kanë pagëzuar si “vera e të pakënaqurve”, duke paralajmëruar se dhe mësuesit, mjekët e shumë profesionistë të tjerë janë gati për të hyrë në grevë në shenjë proteste për rritjen e çmimit të karburanteve në një moment që inflacioni në vend është në nivelin 10%.
Kryeministri Xhonson akuzoi sindikatat se në të vërtetë po dëmtonin njerëzit që pretendojnë se mbrojnë. Qeveria britanike është kritikuar ashpër nga opozita pasi nuk pranoi që të përfshihej në bisedime për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar. Por Xhonson këmbëngul se është detyra e sindikatave të komunikojë drejt për së drejti me nëpunësit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=UF3AlsiR-XQ
Sondazh

Të ardhurat nga nafta për arkën e shtetit - Rusia do të ashpërsojë politikat buxhetore për 3 vitet e ardhshme
Ministri rus i financave Anton Siluanov deklaroi se këtë vit Rusia do të vendosë të ardhurat nga shitja e naftës në arkën e shtetit për shpenzimet......

Përdorimi i qymyrit në Austri dhe Gjermani - Të dy vendet e përdorin gjithnjë e më shumë, ambientalistët protestojnë!
Qymyri është rikthyer sërish në përdorim të gjerë kohët e fundit. Për shkak të reduktimit drastik të furnizimeve me gaz nga Rusia, qymyri në mënyrë të papritur......

Shitet 103,5 milionë dollarë çmimi Nobel i rusit Muratov - Paratë do të përdoren për fëmijët ukrainas që janë larguar nga vendi
Dimitri Muratov një nga fituesit e çmimit Nobel për paqen në vitin 2021, dhe botuesi i një prej gazetave më të mëdha të pavarura në Rusi, ka shitur në ankand......

Hungaria vetë-ofrohet si vend tranzit - Propozim për të mundësuar dërgimin e grurit ukrainas në vendet e treta
Betejë diplomatike në portin ukrainas të Odesës: që nga fillimi i pushtimit rus, një sasi shumë e madhe gruri – një pjesë e destinuar për vendet e treta –......

Del nga uji qyteti 3400-vjeçar si pasojë e thatësirës ekstreme!
Një qytet i gjerë 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme. Arkeologët kurdë dhe......

Makina e parë në botë me asistencë diellore është gati për prodhim - Drejtuesit mund të kalojnë muaj me vetëm një karikim! (FOTOT)
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore. Lightyear 0 do të ketë......

‘2 mijë paund bonus dhe rritje rroge’ – CEO i Rolls Royce i vjen në ndihmë punonjësve në kohë krize
Punonjësit në Rolls-Royce, një nga prodhuesit më të mëdhenj në Mbretërinë e Bashkuar, po marrin një bonus prej 2,000 paund dhe rritje page për të ndihmuar në......

Nis ndërtimi i qytetit lundrues për të strehuar 20 mijë njerëz! (FOTOT)
Një qytet po ngrihet nga ujërat e Oqeanit Indian. Në një lagunë bruz, vetëm 10 minuta me varkë nga Male, kryeqyteti i Maldivisë, po ndërtohet një qytet......