Marrëveshje për energjinë Kosovë-Serbi/ Serbët e 4 komunave do të paguajnë energjinë e konsumuar. Nuk ndodhte prej 2 dekadash
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar të martën në Bruksel marrëveshjen për energjinë. Njoftimi është dhënë përmes një postimi në Twitter nga i dërguari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak.
Edhe kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, gjithashtu ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes duke nënvizuar se marrëveshja “mundëson faturimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”.
Kjo është marrëveshja e parë e arritur në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që kur Miroslav Lajçak po udhëheq këtë proces.
Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, kryesisht serbë, nuk paguajnë prej më shumë se dy dekadash për energjinë e konsumuar. Që nga kriza e shtatorit në veri të Kosovës, kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga Prishtina dhe Petar Petkoviç nga Beogradi janë takuar vetëm një herë, më 21 prill, kur dështoi arritja e marrëveshjes për targat e automjeteve.
Dialogu në nivel të kryenegociatorëve është zhvilluar disa herë para dhe pas këtij momenti por pa takimin e drejtpërdrejtë të tyre. Secili takim i zhvilluar në Bruksel që nga ajo kohë ka përfunduar pa asnjë rezultat.
SCAN
Sondazh

Vëmendja e tregut në tkurrjen e ofertës - Ndikoi në rritjen e çmimit të naftës në bursat botërore
Çmimet e naftës u rritën të martën, duke rikthyer më shumë nga humbjet e javës së kaluar, pasi investitorët u përqendruan në furnizimet e tkurrura të naftës së......

Grevë hekurudhore në Britaninë e Madhe - 4 trena në pesë nuk do të bëjnë asnjë lëvizje
Britania e Madhe po përjeton grevën më të madhe të 30 viteve të fundit në sektorin e hekurudhave. Me mijëra anëtarë të stafit kërkojnë rritje page, siguri dhe......

Të ardhurat nga nafta për arkën e shtetit - Rusia do të ashpërsojë politikat buxhetore për 3 vitet e ardhshme
Ministri rus i financave Anton Siluanov deklaroi se këtë vit Rusia do të vendosë të ardhurat nga shitja e naftës në arkën e shtetit për shpenzimet......

Përdorimi i qymyrit në Austri dhe Gjermani - Të dy vendet e përdorin gjithnjë e më shumë, ambientalistët protestojnë!
Qymyri është rikthyer sërish në përdorim të gjerë kohët e fundit. Për shkak të reduktimit drastik të furnizimeve me gaz nga Rusia, qymyri në mënyrë të papritur......

Shitet 103,5 milionë dollarë çmimi Nobel i rusit Muratov - Paratë do të përdoren për fëmijët ukrainas që janë larguar nga vendi
Dimitri Muratov një nga fituesit e çmimit Nobel për paqen në vitin 2021, dhe botuesi i një prej gazetave më të mëdha të pavarura në Rusi, ka shitur në ankand......

Hungaria vetë-ofrohet si vend tranzit - Propozim për të mundësuar dërgimin e grurit ukrainas në vendet e treta
Betejë diplomatike në portin ukrainas të Odesës: që nga fillimi i pushtimit rus, një sasi shumë e madhe gruri – një pjesë e destinuar për vendet e treta –......

Del nga uji qyteti 3400-vjeçar si pasojë e thatësirës ekstreme!
Një qytet i gjerë 3,400-vjeçar u shfaq në Irak pasi niveli i ujit në një rezervuar ra me shpejtësi për shkak të thatësirës ekstreme. Arkeologët kurdë dhe......

Makina e parë në botë me asistencë diellore është gati për prodhim - Drejtuesit mund të kalojnë muaj me vetëm një karikim! (FOTOT)
Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makinën e parë në botë të pajisur me panele diellore. Lightyear 0 do të ketë......