Bota Postuar më 21 Qershor 2022, 12:06

Komisioni europian diskuton reformën e tregut - Borrel: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të varet më nga ai i gazit

Nga SCAN TV

Përfaqësuesi i lartë për politikat e jashtme dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Europian, Joesp Borell, u shpreh se komisioni europian ka vendosur të reformojë sistemin e vendosjes së çmimit në tregun europian të energjisë elektrike, duke u bazuar në një model margjinal që aktualisht varet nga çmimi i gazit.

Borell tha se në situatën aktuale të shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve duke ndikuar dhe në çmimin e energjisë elektrike, ishte i lumtur për faktin që komisioni europian ka marrë vendimin për të ndërtuar një sistem të ri të vendosjes së çmimit të energjisë elektrike, në mënyrë që të mos varet më nga çmimi i gazit. Ai shtoi se kjo bën pjesë në betejën ndaj ndryshimeve klimatike dhe se duhen vendosur rregulla të arsyeshme si dhe të ketë një sistem të mirë për të vendosur një çmim tavan për energjinë elektrike.

Deri dy javë më parë komisioni europian nuk ishte shprehur për sa i përket reformës së sistemit të vendosjes së çmimit për elektricitetin pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga qeveritë e Italisë, Francës, Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë.

Më pas në 8 qershor presidentja e komisionit europian Ursula Von Der Lejen, kishte miratuar në parim një reformë të tillë gjatë një debati në parlamentin europian në Strasburg. Ajo pranoi se struktura e tregut të elektricitetit ishte projektuar sipas nevojave të 20 viteve më parë, kur ende nuk ishin aktivizuar burime për energji të rinovueshme; ndërsa sot tregu është totalisht ndryshe dhe nuk funksionon më. Aktualisht është gazi, burimi më i shtrenjtë, dhe që përcakton dhe çmimin e elektricitetit, ndërsa burimet e energjisë së rinovueshme kushtojnë më pak. Për këtë arsye komisioni europian ka marrë përsipër detyrën për të reformuar tregun duke e përshtatur me realitetin e ri, por do të duhet kohë.

Në 16 qershor, komisionerja për Energjinë, Kadri Simson, deklaroi se komisioni europian do të niste vlerësimin me anë të një konsultimi të gjerë për përmirësimin e tregut europian të elektricitetit, përfshirë dhe impaktin e çmimeve të gazit në çmimin e energjisë elektrike.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Svpidwzw9iY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat