Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 12:33

“Inflacioni, Po kompensohen firmat ndërtuese, po qytetarët”? - Braçe: Do rimbursohen nënkontraktorë, punët e vonuara, por asnjë punëtor

Nga SCAN TV

Akti normativ i Qeverisë që parashikon kompensimin e kompanive të ndërtimit për rritjen e kostove të materialeve të ndërtimit ka sjellë reagime të forta në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka thënë se aktit i mungon transparenca.

Sipas tij, nga Akti mund të përfitojnë shumë mirë kompani që kanë vonuar punimet, ose nënkontraktorët e operatorëve që kanë fituar tendera publikë. Deputeti kërkoi edhe faturën që parashikon qeveria të paguajë për kompensimin e firmave të ndërtimit.

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja tha se nuk mund të ketë ende një faturë, në një kohë që çmimet janë shumë të lëvizshme në bursat ndërkombëtare.

Braçe dhe Deputeti demokrat Edmond Spaho kërkuan transparencë për numrin dhe natyrën e kontratave që do të kompensohen, në një kohë që kërkuan që e njëjta gjë, të bëhet edhe me qytetarët.

Akti Normativ i Qeverisë parashikon kompensimin në masën 5 deri 30% të materialeve të ndërtimit për kompanitë e angazhuara në vepra publike.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=_cbQdjNFXKw

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat